• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa herë ndihen probleme në Kosovë, trazohet Shqipëria

by Ben Andoni
13/12/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Titulli i këtij shkrimi nuk shkon aspak dhe urojmë të mos ketë peshën e titullit të njohur të pjesës së Kadaresë “Ra ky mort dhe u pamë”, por në të vërtetë shpreh një konstatim të hidhur. Qoftë edhe kur Kosova nuk ka qenë e pavarur, çdo trazirë e Shqipërisë e justifikuar apo jo e kishte një indikacion, që asnjëherë… nuk i gjendej burimi. Nuk është fjala për Teoritë e lodhshme të Konspiracionit, që na rrethojnë në çdo moment, por realitete mirëfilli. Sot e kësaj dite në Shkodër të tregojnë realitete për 2 Prillin e përgjakshëm, sot e kësaj dite përmenden ata që flisnin sllavisht në protestat e Vlorës, të gjithë i dinë rrëmujat shqiptare para eksodit kosovar, apo ato që ndodhnin në Shqipëri para se Kosova të ridigjej dhe njëherë nga viti 2005.

Protesta e studentëve, pavarësisht atyre gjërave që po mundohen t’i veshin politikanët, mbart një të vërtetë të hidhur por që flinte. Ata janë keqpërdorur, vjedhur dhe transformuar në interes të makutëve, që rrethojnë ngado shoqërinë shqiptare dhe që nuk u intereson asgjë përveç xhepave të tyre. Kjo shpjegon faktin e lulëzimit së një klase makute në Shqipëri, ngritur nga e panjohura dhe që janë katapultuar në nivelet më të larta të pasurisë. Ata që vendosin sot për politikat ekonomike dhe zhvillimet e vendit në kurriz së të tjerëve dhe që ndikojnë dhe politikën shqiptare. Shtresat e tjera shoqërore janë në zgrip të një jetesë tejet të vështirë dhe me shumë paragjykime. Kjo e bën individin shqiptar të jetë shumë i prekshëm, i mënjanuar, i keqpërdorur, i vjedhur kurse shoqërinë tejet të cënueshme nga manipulimet. Këto të fundit janë në çdo segment të jetës shqiptare dhe lidhen me çdo zhvillim të vendit tonë. Kjo e shpjegon më së miri korrupsionin e frikshëm, ndodhitë e frikshme gjatë luftës së Kosovës, spekulimet e shumë individëve që i zbuluan dikur kabllogramet dhe shumë gjëra me radhë. Për të gjithë këto u mendua se fizionomia e re e qeverisjes Rama, gjashtë vjet më parë, do të ishte efikase me premtimet, por edhe gatishmërinë e njerëzve për ta mbështetur. Realiteti i sotëm tregon se Rama, ashtu si paraardhësi i tij, Berisha, e kanë të vështirë të drejtojnë vendin, sepse janë vetë pjesa kryesore e problemit dhe krijuesit e kaosit.

Mu në këtë hulli bëjnë qejf situatat e ndryshme, që hera-herës duken fare mirë të dirigjuara. Dhe, sa herë në Kosovë ndihet era e problemeve, i paraprin Shqipëria me kaosin e vet. Në orët në vazhdim, Kosova, pret zhvillime sa i përket Gjykatës Speciale, por edhe zhvillimeve në Veri, situata që janë përshkallëzuar që kur qeveria Haradinaj miratoi tarifat e reja në tregtinë me Serbinë. Dhe, ndërsa e gjithë Kosova po dridhet për atë që e pret lidhur me përpjekjet e huaja, që nuk janë aspak të saj për ndryshimin e kufijve, Shqipëria në vend që ta markojë është e kapluar nga trazirat. Mbase nuk kanë fare lidhje, por gjithnjë dihet qartë se trazirat dhe shqetësimet në Kosovë i paraprin kaosi shqiptar, i përtej kufirit. Qoftë edhe ky i drejti, kauzën e të cilit po e mbajnë studentët e vendit. Por, gjithsesi, shpresojmë që të mos i parashikojmë asgjë të keqe Kosovës. (Javanews)

Next Post
Ambasadori amerikan: Votimi për transformimin e FSK-së, historik

Ambasadori amerikan: Votimi për transformimin e FSK-së, historik

Comments 1

  1. Agron says:
    8 years ago

    Besoj se kalidhje eshte e kordinuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

October 25, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In