Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle gjirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë.
Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes. Kështu që nuk dihet ende në mund të përcaktohet se sa mund të flejë një delfin. Thonë edhe se delfinet flen me një sy hapur, por ndoshta kjo teori është përhapur për shkak të faktit se vetëm gjysma e trurit të tij pushon.
Majmunët, kuajt, qentë dhe macet duket se janë më të ngjashëm me njeriun kur vejn puna tek gjumi.









