• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa e ka rrogën Franz Vranitzky?

by Lorenc Vangjeli
12/05/2017 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Në Shqipëri e kujtojnë shumë mirë ish-kancelarin austriak Franz Vranitzky. Edhe pse është fakt e jo opinion se shqiptarët kujtohen për Perëndinë dhe mjekun vetëm kur kanë hall, halli i madh i vitit 1997, e bëri politikanin evropian të shihej si perëndi njerëzore në Tiranë dhe si mjeku i vetëm që do të kuronte marrëzinë kolektive të shpikur nga virusi për pushtet i Doktor Berishës. Atëherë Vranitzky ja doli. Kronikat e dikurshme televizive tregojnë sesi politikanët e ashpër dhe ende shumë pak të sofistikuar shqiptarë të kohës i rrinin rrotull si kotele, shtriqeshin kur ju hidhte vështrimin, koteshin me sy gjysmëmbyllur kur ju fliste dhe mikloheshin me pushin shtruar kur negocionin me të; domethënë, i thoshin “si urdhëron” me tonin autoritar që një specialist i administratës së sotme, i thotë “mirëdita” ministrit të tij kur e ndesh në korridor.

Nga viti 1997 ka rrjedhur shumë ujë. Edhe në Lanën që ndan në dy pjesë Tiranën në aksin Lindje-Perëndim, me ura të reja të ndërtuara nga bashkia Veliaj, në erën postBasha dhe postpostRama, ka shkuar shumë ujë drejt detit.

Nga viti 1997 kanë fluturuar shumë vjet. Kush është konceptuar në vitin e begatë nga ekstaza e parave më të pastra në botë të 96-ës dhe lindi në motin e trazuar 97’, sot është fiks 20 vjeç. Pa ditur sesi ka qenë Shqipëria e dikurshme, 20 vjeçari i sotëm e ka të vështirë të kuptojë çfarë ka ndryshuar në Shqipëri. Shumë-shumë mund të bëjë habi për tonet euroatlantike që prej javësh i drejtohen opozitës shqiptare me ftesën për të hyrë në zgjedhje. Dhe madje edhe mund të ketë një ndjesi krenarie sepse në dukje Tirana i ngjan si qendër e botës meqë duket se gjithë bota e ka mendjen se çfarë ndodh në Tiranë. Në fakt është më e vështirë të kuptosh një 20 vjeçar/e të djeshëm e të sotëm, sesa të marrësh me mend se çfarë mendonte 20 vjet më parë Vranitzky kur negocionte për paqen në kushtet e një pothuaj lufte aburde në Shqipëri. Si i shikonte kravatat që mbanin politikanët shqiptarë të kohës në diskutime, etiketat turke të kostumeve me shkëlqim, pirunin që përdornin në drekat e punës dhe mbi të gjitha, si priste me durim të mbaronin fjalën që shqiptonin me bukë në gojë. Sepse atëherë, natërisht jo si tani, konsumonin edhe shumë bukë.

Sot, diku tek të 80-at, Vranitzky do të ishte një personazh ekzotik në Tiranën që ka ndryshuar tërësisht, siç kanë ndryshuar po tërësisht edhe personazhet që ndërtojnë humoret njerëzore apo drithërojnë parandjenjat e gjithë qytetarëve në Tiranë. Në vend të etiketave Made in Turkey, kostumet janë me emra të personalizuar, kravatat vihen vetëm njëherë dhe kushdo ka fituar një modesti Hollyëood-i në qëndrime dhe një vetëbesim Anjshtajni në veprime. Në këto kohë të ndryshuara, pavarësisht moshës, Vranitzky do të dukej si një kotele koketë. Dikush do ta pyeste për mirësjellje. “Sa e ke rrogën?” Dhe ai do të përgjigjej se pensionin nuk e kishte të madh, por dikur kishte arritur të marrte edhe 150 mijë euro.

“Kaq merrje në javë?”, do ta pyesnin, për shembull, tek Çadra. Dhe kur ai të thoshte se kjo ishte paga vjetore, askush nuk do ta merrte më seriozisht. Askush nuk do ta shihte negociatën e ish-kancelarit dhe gjithkujt tjetër në detyrë në Evropë a gjetkë, si një mundësi për të shkuar drejt Republikës së Re me rrugën e gjatë, të vështirë, plot sakrifica dhe mundime të votës.  Madje as Doktori që marrëdhënien me paratë si letër e jo si koncept, ka kohë që i ka zëvendësuar me dashurinë për idetë si koncept dhe jo si ligje të pashkuara në letër, nuk do ta merrte seriozisht. E vetmja gjë serioze në këtë histori që po prodhon absurd është se në Bruksel, Uashington, por dhe në Tiranë, togfjalëshi “bojkot dhe dhunë”, është një teh gijotine që ndan Shqipërinë në dy pjesë, njëlloj siç ndan Lana Tiranën. Të shtunën, në 13 maj 2017, sërish Shqipëria duhet të bëjë zgjidhjen e saj, këtej apo andej Lanës, Lindje apo Perëndim. Pavarësisht se në Lindje qeverisja si rregull duket se është më e “thjeshtë” dhe në Perëndim rrogat janë më “të ulta”. Pavarësisht se negociatorët perëndimorë janë të përkohshëm dhe jo të përhershëm si shkaqet për sherr, dhunë e bojkot që prodhohen rëndom në Tiranë, të shtunën zgjedhja Perëndim a Lindje, është zgjidhje që do të vijë nga Çadra.

Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

Pse Edi Rama duhet të ishte të shtunën në Tiranë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In