• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Edi Rama duhet të ishte të shtunën në Tiranë?!

by Ben Andoni
12/05/2017 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një perceptim publik që e lidh frikën prej protestës së Opozitës me përballjen e socialistëve para gjendjeve jo të zakonshme. Më flagrantja ka qenë ajo e vitit 1998, kur kryeministri Fatos Nano nuk gjendej ku ishte, teksa Shqipëria po digjej dhe ishte në kaos…

Viti 2017 kurrsesi nuk i ngjan këtij viti të largët, përveç thirrjeve të tepruara ardhur nga e ashtuquajtura “Çadra e lirisë”, ku kreu i Opozitës Basha, njësoj si Berisha, paraardhësi i tij në vitin 1998, po flet me një gjuhë që ka e trandur qetësinë e njerëzve. Kulmin, Basha, e arriti pak orë më parë, kur premtoi se më 13 Maj merr fund republika e vjetër dhe themelohet republika e re, e të drejtave të qytetarëve!!!

Pavarësisht se konceptet republikane të kreut të opozitës janë të paqarta, por më shumë konfuze prej vetë tij , të paktën nga artikulimi me shumë ulje-ngritje, duket se maxhoranca socialiste e ka shmangur krejt përballjen me të. Fillimisht duke e denigruar, pastaj duke ruajtur një lloj indiference, që shërben t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit.

Në fakt, ajo që do duhej nga maxhoranca ishte që ajo të ishte më koshiente ndaj kësaj situate, ku gjendet Shqipëria e njësoj si partneri kryesor i krizës PD-ka nuk ia dolën.

Por, e paimagjinueshme në të gjithë këtë tollovi është zgjidhja, që ka bërë kryeministri i vendit Rama, i cili do jetë pjesëmarrës në Bienalen e Venecias. Në fakt, Shqipëria përmes konkursit ka pasur vetëm artistin e ri Leonard Qylafi pjesëmarrës në Venecie, por kryeministri Edi Rama dhe Anri Sala, janë 2 prej 120 artistëve të përzgjedhur nga kuratorja e Bienales, Christine Macel për të prezantuar pavijonin shqiptar. Kështu, në video-prezantimin e artistit Rama, ai jepet me tagrin e Kryeministrit, duke lëvizur në zyrën kryeministrore, komunikimin me stafin, mediat dhe jetën e tij mediatike, kuptohet pa u ndarë nga profesioni i tij, piktura. Veçse është tjetër kënaqësia e ftesës dhe tjetër detyra, që e përball me vendin.

Është e tepërt që të kujtosh se Shqipëria gjendet në një udhëkryq jo të vogël, i cili nuk e justifikon jo vetëm çudinë e sjelljes absurde të opozitës, por edhe atë të maxhorancës së vendit, që me retorikën e saj (vendin më të madh këtu e zë vetë Edi Rama) ka ditur vetëm ta shtyjë krizën larg.

Edhe pse në protestën e të shtunës nuk pritet dhunë e skajshme, të paktën nga mënyra e paqartë sesi administrohet PD-ja, ascili nuk mund të llogarisë se çfarë do të ndodhë saktësisht. Kjo e ka bërë OSBE-në të reagojë dhe t’i dalë para të keqes teksa ka postuar një mesazh në Twitter duke thënë se: “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.

Për turmën shqiptare që sot gjendet në kaos dhe në një mëdyshje të madhe, ku një pjesë rri prej tre muajsh e ndrydhur në Çadër, nuk ka konfirmim tjetër sesa fjalët që thoshte dikur Le Bon se: sjellja e masës, udhëhiqet prej instinktit dhe prej emocioneve, më shumë se sa prej logjikës dhe arsyes. Paçka asaj që pretendon Rama për arsye: turma vepron në bazë të ndjenjave më primitive, ato që nga këndvështrimi i evolucionit përbën hapat e parë të zhvillimit të njerëzimit, ndërkohë që në këto grupime, ajo që humbet është ajo që konsiderohet si arritja më e madhe e njeriut modern, pra racionaliteti dhe përdorimi i aftësive të larta intelektuale, citojmë Le Bon.

Mu pikërisht prej kësaj fryme, mungesës së racionalitetit që po shpërndan prej kohësh PD-ja dhe që një masë e madhe nuk e kupton kurrsesi sepse lëviz me instikt, Rama duhet të përballet me problematikën e vendit të tij. Jo të plotësojë si në këtë rast hobin, por detyrimet që ka ndërmarrë si kryeministër i vendit. Një të tillë, që e bëri pak kohë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku paçka arsyes që gjeti e tregoi sesa i vetëdijshëm është zyrtari ynë për detyrimet e shtetit shqiptar.

Ndërkohë, më thjesht akoma, prania e Ramës do të qetësonte dhe policinë që nesër gjendet para një detyre të stërmundimshme prej gjuhës së pakuptueshme të Bashës, e më shumë akoma do t’i jepte pak më shumë siguri vajzave dhe djemve të rinj policë, që përballen gjithnjë e më shpesh me zemërimin e turmës pa arsye që ndjek liderat në Shqipëri. (Javanews)

Next Post
Vasili: LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, do ta bëjmë realitet

Vasili: LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, do ta bëjmë realitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com