Ryan Gigs u emërua dje trajneri i Kombëtares së Uellsit dhe çdokush nga të afërmit e tij duhet të ishte i lumtur, por në të vërtetë, babai i futbollistit vetëm i tillë nuk është.
Dani Willson nuk mund t’ia falë të birit tradhtinë ndaj të vëllait dhe për këtë arsye ai shprehet se ‘as emrin nuk do t’ia dëgjoj.’ Për ‘the sun’ Willson deklaroi:
“Unë duhet jem babai më krenar në botë, më i lumtur se kurrë për ato çfarë ai ka arritur, por i ndihem i poshtëruar prej tij. Madje as emrin nuk mund t’i lejoj vetes t’ia përmend”.
“Si vëllai i madh ai duhej t’i ruante krahët vëllait të tij, jo t’i ngulte thikën pas shpine. Ai tradhtoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe nuk është aq burrë sa të kërkojë falje për të.”
Kujtojmë që para disa vitesh, ish-futbollisti i Manchester United tradhtoi të vëllanë duke shkuar me bashkëshorten e tij. /ma.me












