• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rusia vrau 51 civilë”, ministri Klymenko: Çdo familje në Hroza e prekur nga sulmi me raketa

by A R
06/10/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sulmi me raketa ruse që vrau 51 civilë ka prekur çdo familje në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza”, kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Ukrainës. Në momentin që një kafene u godit nga raketat, në mesin e viktimave ishte dhe një fëmijë 6-vjeçar.

“Nga çdo familje kishte njerëz të pranishëm”, tha ministri Ihor Klymenko.

Për sulmin, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka fajësuar Rusinë teksa tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në atë zonë. Nga ana tjetër, Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin, por ditën e sotme Agjencia Shtetërore e Lajmeve ruse, “Ria Novsti”, raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie ndaj objektivave ukrainase në rrethin Kupyansk, ku ndodhet fshati Hroza. Nuk u tha se kur u kryen goditjet ekzaktësisht, gjithashtu në raportim nuk përmendet fshati Hrozë.

Sjellim në vëmendje se kur raketa goditi fshatin Hrozë, civilët ishin mbledhur pasi kishin marrë pjesë në funeralin e një ushtari ukrainas, i cili ishte po ashtu një banor vendas.

Agjencia e lajmeve Interfax Ukraine citoi prokurorin lokal Dmytro Chubenko të thoshte se e veja e ushtarit ishte mes të vdekurve, si dhe djali dhe nusja e tyre. Ushtari ishte varrosur më parë në Dnipro, por të afërmit e tij thanë se donin ta rivarrosnin në fshatin e tij të lindjes.

Zyrtarët thanë se njerëzit që kishin marrë pjesë në varrim ishin ulur për të ngrënë kur raketa goditi kafenenë që shërbente gjithashtu si një dyqan ushqimesh në fshat.

/a.r

Next Post
Osmani takon Kryeministrin e Holandës: E domosdoshme që Serbisë t’i kërkohet llogari

Osmani takon Kryeministrin e Holandës: E domosdoshme që Serbisë t’i kërkohet llogari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

October 8, 2026
Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

October 8, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

SHBA i shton akuzat e reja Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, shkak tortura e amerikanëve në burgjet venezueliane

October 8, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

October 8, 2026
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com