• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia vendos veton/ Rrëzohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA, ja shtetet që votuan pro dhe asbtenuan

by Java News
26/02/2022 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Sigurimit ka rrëzuar rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA që dënon Rusinë për sulmet në Ukrainë.

Tre shetet Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë abstenuar në votimin e hedhur në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vota kundër ka ardhur nga Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në këshill. Pra është rrëzuar kjo rezolutë e që jep kështu sinjalin e parë që asnjë shtet të fuqishëm nuk ka kundër, as Kinën dhe Indinë, si fuqi botërore. 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë votua pro.

Rusia ka vënë veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të dënonte pushtimin e Ukrainës nga Moska, ndërsa Kina abstenoi nga votimi – një lëvizje që vendet perëndimore e shohin si një fitore për të treguar izolimin ndërkombëtar të Rusisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India gjithashtu abstenuan nga votimi mbi tekstin e hartuar nga SHBA. 11 anëtarët e mbetur të këshillit votuan pro. Projekt-rezoluta pritet të shqyrtohet tani nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh.

SHBA, Britania e Madhe, Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Kenia, Meksika, Norvergjia, Gana, Brazili, Franca ishin shtetet që votuan pro kësaj projekt-rezolute.

Rezoluta

Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Si pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara, duhet të zgjedhim”, shtrohet çështja në të. “Ose do t’i qëndrojmë Kartës së OKB-së, në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial të saj dhe pavarësisë, ose do t’i lejojmë Rusisë të na çojë pas në kohë, në epokën e imperializmit, kolonizimit dhe perandorive”.

Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit, thanë diplomatët.

Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.

Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

Sipas projekt-rezolutës, të parë nga agjencia AFP, Këshilli i Sigurimit do të dënojë “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro. Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.

Dokumenti u dërgua më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. Njëmbëdhjetë vende votuan kundër, 58 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim./m.j

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 26 shkurt 2022: Ja çfarë thonë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shkurt 2022: Ja çfarë thonë yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

“Godzilla” po vjen më i fuqishëm, studimi zbulon si ngrohja globale po e bën El Nino-n të paparashikueshëm

August 30, 2026
Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

Aktorët e flamingove që nuk u bënë faktorë

August 30, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

August 30, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Kush gënjen dhe kush abuzon?

August 30, 2026
Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

August 30, 2026
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com