• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia i tregon sërish muskujt Perëndimit, teston me sukses raketën supersonike

by Java News
11/03/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka deklaruar se ka testuar me sukses raketën “supersonike”, për të cilën presidenti rus, Vladimir Putin ka pretenduar këtë muaj se ka kapacitet për të fluturuar 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Raketa Kinzhal është lansuar nga sot nga rajoni ushtarak në jug të Rusisë, ka thënë ministria e Mbrojtjes.

“Lansimi ka shkuar sipas planit, raketa supersonike ka qëlluar cakun në procesin e testimit”, ka thënë ministria.

Kjo raketë ka qenë pjesë e sistemit të ri të armëve, të cilat i ka prezantuar Putin, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 1 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në këtë vend që mbahen më 18 mars.

Raketa mund të bart koka bërthamore dhe konvencionale në një distancë prej më shumë se 2,000 kilometrave, ka thënë presidenti rus, duke prenteduar se ajo tejkalon sistemet e mbrojtjes ajrore.

Raketa është vendosur në rajonin ushtarak jugor nga 1 dhjetori, pati thënë ai.

Në kuadër të armëve që pati prezantuar në fjalim, presidenti rus ka përmendur edhe testimin e raketës balistike ndërkontinentale, Sarmat, e cila sipas tij ka tejkaluar paraardhësen e saj.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White ka hedhur poshtë komentet e Putinit, duke thënë se ushtria amerikane ka kapacitet për ta mbrojtur shtetin nga çdo kërcënim.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putin “është duke luajtur me audiencën e brendshme”.(rel)

a.ç

Next Post
Ahmetaj me fermerët e Korçës: Pagesa e sigurimeve, e vlefshme për pension të lartë

Ahmetaj me fermerët e Korçës: Pagesa e sigurimeve, e vlefshme për pension të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com