• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj me fermerët e Korçës: Pagesa e sigurimeve, e vlefshme për pension të lartë

by Java News
11/03/2018 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në Korcë, ku zhvilloi një takim me fermerë në Maliq, për të diskutuar mbi skemën e pensioneve në fshat.

Grupi i punës në MFE dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, po punojnë për disa ndryshime në ligjin 7703/1993, ku parashikohet që, të vetëpunësuarit në bujqësi, të kenë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë gjithashtu mundësinë të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, nëse duan të përfitojnë një pension më të lartë.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj tha se qeveria në vitin 2014 ndërmori një reformë të thellë në pensione, duke bërë një lëvizje të rëndësishme për herë të parë në më shumë se 30 vite, me ofrimin e pensionit social prej rreth 8 mijë lekë në muaj për ata që nuk kanë paguar sigurime.

“Eshtë një iniciativë e Kryeministrit në këtë reformë të pensionit, për t’u solidarizuar me këtë shtresë të popullsisë, e cila nuk ka paguar kontribute dhe në një rast, nëse nuk do ta kishim pensionin minimal, çdo fermer, çdo qytetar, do gjendej në moshën e tretë i braktisur e pa pension. Patjetër që nuk janë mjaftueshëm për atë pritshmëri që ka secili nga ju, por mos harroni që ky është një kontribut i drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit, edhe kur ju nuk keni kontribuar në skemën e pensioneve” – tha Ahmetaj.

Ministri theksoi se në fshat, akoma skema e pensionit dhe kontributi vullnetar që duhet secili fermer të paguajë për moshën e tij të tretë është larg asaj që duhet të jetë, ndaj Ministria e Financave do të ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, ndërgjegjësuese në të gjithë territorin e Shqipërisë për të treguar se nëse qytetarët nuk paguajnë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore sot, ata mund të përfitojnë në moshën e pensionit vetëm pension social, i cili është larg nivelit të pensionit që marrin kontributorët e skemës.

“Ajo që unë dua të theksoj në të gjithë këtë radhë takimesh që do bëj në Shqipëri me fermerë e qytetarë në të gjithë zonat, është që kontributi që ju paguani nuk është para që i shkon shtetit për shtetin, nuk është një taksë. Kontributi është aty, një formë depozitimi e juaja për ta rimarrë një ditë, kur të dilni në pension. Kontributi që ju paguani është para që ju kthehet mbrapsht në moshën e tretë dhe është shumë e rëndësishme që ta kuptoni si të tillë.

Dhe mos harroni që kur ju paguani 34.800 lekë të reja në vit, shteti subvencionon, pra bashkë-investon në pensionin tuaj më shumë se gjysmën, në mënyrë që të kapë nivelin e rreth 66 mijë lekë kontribut në vit për ta përputhur atë që ju do të merrni si fermerë kur të dilni në pension, që të jetë gati e përafruar me atë që marrin në zonat urbane.

Ahmetaj shtoi se përfshirja në skemën e kontributeve, është gjithashtu e rëndësishme për fermerët, në kuadër të përfitimit të fondeve nga skemat e mbështetjes në bujqësi.

“Ajo që dua unë të theksoj, që është e rëndësishme, një pjesë e juaj që prodhojnë në bujqësi kanë dhe një kusht për të përfituar nga skemat tona të mbështetjes në bujqësi. E para është kontributi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit, nëpërmjet AZHBR, për të subvencionuar, për të mbështetur fermerët, fermat dhe çdo iniciativë e lidhur me bujqësinë, me agroindustrinë apo nesër me agroturizmin. Por, ka një kusht dhe kushti është që ti të jesh i financueshëm, i mbështetur nga këto skema të bujqësisë, do të duhet patjetër të kesh qenë pjesë e formalizuar e kontributit.

Një nga skemat e mbështetjes që fillon shumë shpejt, që qeveria Rama ka punuar gati 2 vjet për ta bërë të mundur, është skema e BE, që ne i referohemi si IPARD, që ne e bëmë të mundur dhe aktive në dhjetor të vitit të kaluar dhe besoj që në prill-maj do të fillojë dhe procedura e lëvrimit të mbështetjes.

Nuk janë pak para për bujqësinë, të kombinuara shkojnë në 93 milionë euro. Ato janë për ju, për fermerët, për aktivitete në bujqësi, për aktivitetet në agroindustri. Edhe këtu skemat janë të lidhura, që të përfitosh dhe duhet të përfitosh, duhet të kesh kontribuar në skemën e sigurimeve me disa vite të fundit por, në finale, për veten tënde.

Unë me modesti ua ritheksoj, kjo është një mbështetje e ndërgjegjshme në favorin tuaj. Cdo para që ju kontruboni në skemën e sigurimeve shoqërore, ju garanton një jetë më të qetë në momentin kur dilni në pension dhe çdo para që ju kontribuoni për veten tuaj, një ditë dublohet nga buxheti i shtetit, në mënyrë që ju një ditë të keni një pension të garantuar në nivelin e asaj që është pensioni minimal urban, në mënyrë që ta vazhdojmë dhe ta ulim atë diferencën midis pensionit urban dhe pensionit në zonat rurale.

Ky është elementi i parë shumë i rëndësishëm dhe, e dyta, pjesëmarrja në skemën e kontributit, e cila është tërësisht në favorin tuaj, ju bën ju të mundur që të përfitoni nga skemat e mbështetjes në bujqësi, qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë nga Komisioni Europian” – përfundoi Ministri.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Makina përfshihet nga flakët në lëvizje në aksin Fier-Vlorë

Makina në flakë në Fier, policia nxjerr blof Berishën: Ishte shkëndijë elektrike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

Zjarri tek “Arlis”, gjykata liron nga burgu 4 të arrestuarit, i lë në detyrim paraqitje

April 17, 2026
Berisha pak orë para protestës: Akti i fundit i Ramës, më armiqësori

Berisha pak orë para protestës: Akti i fundit i Ramës, më armiqësori

April 17, 2026
Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë

Duka ia lë derën hapur trajnerit Silvinjo: Kontratë të re, nëse e ndjen se ka energji të vazhdojë

April 17, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, gjykata cakton “arrest në burg” për 3 anëtarët e grupit kriminal

April 17, 2026
Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

Haxhiu: Krimet serbe do të dokumentohen, Serbia strehë e kriminelëve

April 17, 2026
Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

April 17, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

Ministria e Jashtme e Kinës: Aktivitetet tona ushtarake rreth Tajvanit janë të justifikuara, çdo tension është faj i qeverisë në Taipei

April 17, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

A po bllokohen apo jo negociatat e anëtarësimit? Përgjigjet Komisioni Europian

April 17, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Lëvizin ambasadorët, Begaj liron dhe emëron disa emra në diplomacinë shqiptare

April 17, 2026
Tirana zyrtare përshëndet armëpushimin Izrael –Liban: Hap i rëndësishëm për dialog dhe uljen e tensioneve

Tirana zyrtare përshëndet armëpushimin Izrael –Liban: Hap i rëndësishëm për dialog dhe uljen e tensioneve

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In