• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia/Putin i propozon Japonisë traktat paqeje pa kushte

by Java News
13/09/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Putin i propozoi Japonisë për të kthyer faqen e Luftës së Dytë Botërore duke nënshkruar deri në fund të vitit dhe ”pa kushte paraprake” një traktat paqeje, një propozim që u prit ftohtë nga Tokio, e cila kërkon kthimin e katër ishujve të aneksuar nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1945.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga reagoi menjëherë ndaj propozimit të presidentit rus, duke kujtuar “parimin e thjeshtë” se Tokio do të nënshkruajë një traktat të tillë vetëm pas “zgjidhjes së problemit të dhënies” të këtyre ishujve vullkanikë nga jugu i arkipelagut të Kurileve, të pretenduara nga Japonia me emrin e Territoreve të Veriut.

Është pikërisht kjo mosmarrëveshje territoriale që ka penguar deri tani dy shtetet të arrijnë nënshkrimin e një traktati të paqes dhe negociatat deri në këtë pikë nuk kanë shënuar progrese të dukshme këto vitet e fundit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit Shinzo Abe.

 

Putin e bëri këtë propozim në kuadër të Forumit Ekonomik të Vladivostok, në Ekstremin e Largët Rus, ku vetë Abe ka lëshuar gjithashtu një thirrje pro nënshkrimit të një traktati të tillë, temë kryesore e diskutimeve të viteve të fundit.Kreu i Shtetit rus deri tani shumë i rezervuar për këtë çështje, shkaku i ngërçit të marrëdhënieve dypalëshe, sqaroi se ideja i kishte lindur natyrshëm në mendje.

Të hënën, presidenti rus, i cili është takuar shpesh me Shinzo Abe, deklaroi se do të ishte naive të mendosh se kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet brenda një ore, duke u shprehur thjesht ”të gatshëm për të gjetur zgjidhje që do t’i përshtateshin si Rusisë ashtu edhe Japonisë’’, përcjell Atsh.

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se dy liderët nuk e kanë diskutuar ende propozimin e presidentit rus. (b.an)

Next Post
Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com