• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia proteston ndaj zyrtarit të OKB-së që kritikoi Donald Trump

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Russia ka paraqitur një protestë zyrtare, muajin e kaluar, në Kombet e Bashkuara, kundër një zyrtari të lartë të OKB-së që kritikoi Donald Trump dhe disa politikanë europianë.

Ambasadori Vitaly Churkin iu ankua Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kundër komisionerit të OKB-së për refugjatët, Zeid Ra’ad al-Hussein, që i kishte cilësuar këta politikanë si “demagogë”, citohet Express.

Kjo ndërhyrje e Rusisë në mbrojtje të kandidatit republikan për president mund të shtojë dyshimet për marrëdhënien e tij të pazakontë me diktatorin rus, Vladimir Putin. Trump ka shprehur hapur admirimin për Putinin dhe ka refuzuar të kritikojë veprimet e tij autoritare në Rusi apo ato agresive dhe provokuese jashtë vendit.

Partia Republikane ka qenë për më shumë se gjysëm shekulli zëri më i vendosur në politikën amerikane kundër ndikimit të Moskës, duke nisur që nga koha kur aty sundonin komunistët.

Në këto zgjedhje, për herë të parë, rolet janë shkëmbyer dhe Hillary Clinton është kandidatja që ka denoncuar ashpër veprimet ruse në destabilizimin e rajoneve të ndryshme të botës.

Qendrimi i butë dhe gati admirues i Donald Trump për Putinin bezdis edhe vetë republikanët. Disa udhëheqës të njohur konservatorë, përfshi edhe vetë kandidatin për zëvendës-president të Donald Trump, Mike Pence, janë përpjekur të kundërpeshojnë situatën duke e kritikuar ashpër politikën ruse.

Disa kritikë të kandidatit Trump thonë se lidhja me Rusinë është arsyeja se pse ai refuzon të botojë përmbajtjen e dokumentave të tij të taksave. Disa spekulojnë që ai është i mbytur në borxhe te bankat ruse.

Një artikull nga një ekspert i zbulimeve sekrete argumenton se Putini, në sajë të metodave të KGB-së ka identifikuar natyrën e Donald Trump dhe ka thënë në media, fjalët që e dinte që do ta ndikonin kandidatin.

Sipas tij, ekspertët e inteligjencës në SHBA nuk e shohin Trump si njeri të Putinit, po si dikush që mund të manipulohet lehtë nga ai.

Ambasadori rus në OKB ka hedhur poshtë ekzistencën e një lidhje të tillë dhe ka thënë se Rusia protestoi jo për të mbrojtur Donald Trump, por për të kërkuar paanshmëri në sjelljen e zyrtarëve të OKB-së. (b.an)

Next Post
Tahiri apel qytetarëve dhe shoferëve: Rripi i sigurimit është siguri për jetën tuaj

Droga, Tahiri: Politikanët e 20 viteve janë kolumbianë, nuk luftohet varfëria me kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com