• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia presion për të regjistruar foshnjat si ruse në Kherson

by A R
07/03/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë pushtimit por edhe pas një viti ushtria ruse vijon që të detyrojë ukrainasit që të kthehen në rusë mes tyre edhe foshnjat. Shumë prindër nga qyteti Kherson deklarojnë se Rusia zhvillojë një fushatë propagandistike dhe i kërcënuan ata që të merrnin nënështetësinë ruse.

Në momentin që lindi mbesa e saj, Olha Lukina, 65 vjeç, iu drejtua menjëherë gjëndjes civile për të siguruar nënshtetësinë ukrainase për mbesën e saj e cila lindi në qytetin jugor të Khersonit, i cili në atë kohë ishte nën pushtimin e Rusisë.

Foshnja Kateryna u bë shtetasja më e re e Ukrainës atë ditë në Maj, e lindur në një nga kohërat më të errëta të vendit. Më vonë gjatë okupimit, Rusia kërkoi që të gjithë të porsalindurit të merrnin nënshtetësinë ruse.

Në fillim të pushtimit, prindërit ukrainas u përballën me presion për të pranuar nënshtetësinë ruse për të sapolindurit e tyre. Sipas prindërve të Kateryna Natalia Lukina dhe Oleksii Markelov kjo përfshinte mohimin e shpërndarjes falas të pelenave dhe ushqimit për fëmijë.

“Kur kërkuam Pampers, rusët thanë nëse vijmë pa certifikatën e lindjes ruse, nuk do të na japin. Ne refuzuam, sepse nuk donim që rusët të ishin të pranishëm. Pse duhet të kthehemi në rusë me detyrim? Ne thamë se ajo ka lindur në Ukrainë. Ajo është ukrainase, jo ruse.”

“Kur të rritet, ne do t’i tregojmë se si ishin gjërat në të vërtetë, si ndodhi gjithçka. Se dikur ka qenë Lufta e Dytë Botërore, atëherë ka pasur një luftë këtu. Dashtë Zoti që ajo nuk do ta kujtojë fare. Kur ka shpërthime, ajo nuk e kupton se çfarë po ndodh dhe nuk reagon.”

Rusia e pushtoi qytetin jugor të Ukrainës për tetë muaj vitin e kaluar derisa ushtarët ukrainas e rimorën atë në Nëntor. Shumë banorë fillimisht u kthyen, por Kherson është më shumë si një qytet fantazmë tani për shkak të bombardimeve nga trupat ruse përtej lumit Dnipro.

Është e paqartë se sa foshnja kanë marrë nënshtetësinë ruse, sepse zyrtarët rusë i kanë regjistruar dhe punonjësit e regjistrimit ukrainas nuk kanë bashkëpunuar me ta. Para luftës, mesatarisht 1200 foshnja lindnin në vit në spitalin klinik të qytetit Kherson, por numri ra në 489 lindje në vitin 2022.

Pasi pushtimi përfundoi, shumë prej atyre prindërve i regjistruan foshnjat e tyre për shtetësi ukrainase, tha Klimenko, duke shtuar se ajo nuk kishte statistika. Rënia e lindshëmërisë pasqyronte faktin që shumë nëna u larguan për të lindur në pjesë të vendit të kontrolluara nga ukrainas ose jashtë saj. Ndërkaq Leonid Remyga kryemjeku i një spitali në Kherson është shprehur se ai zbatonte ligjet ukrainase në fillim të agresionit, derisa ushtarët e pezulluan atë nga puna më 7 Qershor të vitit të kaluar.

“E shihni, rusët zhvilluan një fushatë të tillë propagandistike, saqë Rusia është këtu përgjithmonë. Disa njerëz menduan se mund të prisnin gjithçka. Por, më pas oficerët e Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë  do të kërcënonin se nëse familjet nuk do të merrnin dokumente ruse, do të kishin probleme dhe mund të deportoheshin. Ka pasur raste të tilla. Këto raste nuk kanë qenë sistematike, por kanë ndodhur.”

Remyga tha se u sëmur në Qershor dhe kaloi një muaj në spital nën mbikëqyrjen e ushtarëve më pas  arriti të arratisej muajin tjetër. Ai tha se oficerët e FSB-së e arrestuan atë më 20 Shtator, e prangosën dhe e tërhoqën  duke ia mbuluar kokën me një çantë përpara se ta çonin në një qendër të panjohur paraburgimi, ku u mor në pyetje. Oficerët e liruan atë në fillim të Tetorit dhe e ndaluan të kthehej në punë në spital.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të vriten shqiptarët?

November 24, 2026
Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

November 24, 2026
SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In