• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia planifikon të krijojë një KGB të re si në kohën e Stalinit

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 10:45
Лубянская площадь /с 1926 по 1990 гг. - площадь Дзержинского/. В центре памятник Ф.Э.Дзержинскому (скульптор Е.Вучетич). На втором плане - здание Комитета Государственной Безопасности СССР.

Лубянская площадь /с 1926 по 1990 гг. - площадь Дзержинского/. В центре памятник Ф.Э.Дзержинскому (скульптор Е.Вучетич). На втором плане - здание Комитета Государственной Безопасности СССР.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia planifikon ta krijojë një super agjenci të sigurisë, të quajtur Ministria e Sigurisë Shtetërore (MGB), emër që njëherë i ishte dhënë aparatit sovjetik të spiunimit të Josef Stalinit, para se ajo ishte riemëruar në KGB, pas vdekjes së tij, ka raportuar e përditshmja Kommersant. Raporti i kësaj gazete biznesore të datës 19 shtator ishte i bazuar në burime anonime dhe nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Raporti as nuk është konfirmuar e as nuk është përgënjeshtruar zyrtarisht, ndërsa Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, ka refuzuar të komentojë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, dy ekspertë të njohur për shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe një ish-kolonel i KGB-së, tash në opozitë, thonë se reforma është “krejtësisht e mundshme”, “sigurisht e besueshme” dhe “me gjasë të mëdhe” që të realizohet.

“Mendoj se ky është njëri prej projekteve që duket se është në tavolinën e presidentit, pasi parimisht, ideja e një lloj zgjerimi të autoritetit të agjencive është paraqitur aktualisht”, thotë Andrei Soldatov, redaktor dhe botues i faqes hulumtuese në Internet, Agentura.ru.

Raporti në gazetën Kommersant sugjeron se ndryshimet mund të ndikojnë në “efektivitetin” e menaxhimit të agjencive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit dhe të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit brenda agjencive. Në muajin korrik, agjencia kryesore për sigurinë e brendshme, Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB), ka ndërmarrë kërkime në selinë moskovite të Komitetit Investigativ Rus dhe i ka arrestuar disa të punësuar të lartë lidhur me akuzat se e kanë strehuar një shef të krimit nga ndjekja, në këmbim për ryshfet.

Kthim i KGB-së?

Gazeta Kommersant ka pretenduar se reforma do të kryhej para zgjedhjeve presidenciale të parapara për muajin mars të vitit 2018, pasi ajo mund të shtyhet përpara, pas fitores bindëse të partisë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit.

Në raport theksohet se ministria e re monolite do të përbëhej nga FSB-ja dhe në të do të përfshiheshin edhe Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FSO) dhe Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR). Thuhet se agjencia do t’i përngjajë Komitetit për Sigurinë Shtetërore (KGB) të ish-Bashkimit Sovjetik, ku në periudhën 1975 – 1990, kishte shërbyer edhe presidenti i tashëm, Vladimir Putin, duke arritur në gradën e nënkolonelit.

KGB-ja ishte shndërruar në dy agjenci të ndara në vitin 1991, gjatë shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

“Esencialisht, ky është rast që banda të bashkohet përsëri”, thotë Mark Galeotti, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Pragë dhe ekspert për shërbimet e sigurisë së Rusisë.

“Sugjerohet se shërbimi i sigurisë presidenciale do të mbetet jashtë saj, por duke folur në mënyrë bazike, kjo ministri është ripërtëritje e KGB-së në të gjitha aspektet”, thotë Galeotti.

MGB do të ketë autorizime të gjëra të reja, jo vetëm për sjellje të materialeve hetuese për rastet e hapura nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por do ta bëjë edhe mbikëqyrjen e rasteve, shkruhet në raportin e gazetës Kommersant.

Departamenti investigativ i MGB-së do të jetë i ngarkuar me rastet më të njohura kriminale të ditës, ndërsa burimi i Kommersantit, në mënyrë specifike, tha se do të përfshihen edhe hetues të korrupsionit.

Galeotti thotë se “më herët Putin kishte besuar në formën e pluralizmit burkoratik, ndërsa tash po shohim një model tjetër të qeverisjes me pak super agjenci nën njerëzit që ai konsideron se mund t’u besojë”.

“Monopoli i autoritetit”

Në raportin e gazetës Kommersant theksohet se Komiteti Investigativ, që vetveten e ka stilizuar si version rus i FBI-së amerikane, mund të përfshihet në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky zhvillim duket se është në harmoni me një raport në mediet ruse më 14 shtator, ku parashihej largimi i menjëhershëm i shefit të Komitetit Investigativ, Aleksandr Bastrykin.

Genady Gudkov, ish-kolonel i KGB-së dhe politikan liberal opozitar, i cili ishte përjashtuar nga mbledhja e fundit e Dumës Ruse, i tha Redaksisë ruse të Radios Evropa e Lirë se i beson raportit të gazetës Kommersant.

“Mendoj se lajmi është shumë i mundshëm prej natës së kaluar, kur vendi mori vendim për ta ndjekur skenarin më të keq. Është krejtësisht e qartë se shteti ka kaluar nga autoritarizmi në totalitarizëm. Kjo ka ndodhur natën ndërmjet 18 dhe 19 shtatorit”, tha Gudkov, duke iu referuar fitores së partisë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të mbajtura fundjavën e kaluar.

Partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, e ka siguruar shumicën kushtetuese me 76% të vendeve të deputetëve në Dumën Shtetërore, ndërsa asnjë politikan opozitar i pavarur nuk është zgjedhur.

“Monopoli i autoritetit sot në mënyrë evidente e ka arritur kulmin”, tha Gudkov.

MGB ishte shkurtesë për shërbimin e sigurisë nën Stalinin në periudhën 1946 – 1953.

Në raportin e Kommersantit theksohet se reforma do të kushtojë shumë dhe thjeshtë vetëm pagesa e kompensimit të punëtorëve, që nuk janë të përgatitur të angazhohen në strukturën e re, mund të kushtojë dhjetëra miliarda rubla.

Ka spekulime në mediet sociale se krijimi i mundshëm i agjencisë së stilit të KGB-së, tregon se Putini u frikësohet protestave gjatë zgjedhjeve të vitit 2018.

“Mendoj se ekziston dëshirë të demonstrohet trendi i forcimit të shërbimeve të sigurisë, me qëllim që të qetësohet njeriu i parë – dhe kjo është e tëra”, thotë Andrei Soldatov, në një referencë për Vladimir Putinin.

Galeotti thotë se krijimi i një super agjencie të sigurisë mund të paraqes rreziqe për Putinin, duke theksuar se në periudhën sovjetike, Partia Komuniste ishte e kujdesshme në mbajtjen nën kontroll të KGB-së.

“Tash asgjë nuk do të jetë realisht e rëndësishme jashtë kësaj ministrie, që Putini mund ta përdorë për ta kontrolluar këtë ministri, duke mos e llogaritur armatën”, thotë Galeotti, dhe shton se “politizimi i tepërt i inteligjencës, do të jetë problem” për Putinin.

ma.me

Next Post
Trafikonin afganë, arrestohen tre persona në tunelin e Kalimashit

Trafikonin afganë, arrestohen tre persona në tunelin e Kalimashit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In