• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rusia nuk na ka bombarduar!’ Ministri i Brendshëm serb shpërthen në akuza ndaj Perëndimit

by A R
22/05/2022 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin del hapur kundër Perëndimit.

Madje ai ka akuzuar se është Perëndimi që qëndron prapa kërcënimeve me bomba që u bënë ditëve të fundit në Beograd.

Duke komentuar kërkesat e BE që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vulin vuri në dukje faktin se Moska, ndryshe nga Perëndimi, nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë.

“Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin”, tha Vulin për TV Prva.

Ai tha se “në e-mail-e thuhej se bombat ishin vendosur për shkak se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”.

“Por nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, a mendoni se kërcënimet nuk do të vinin nga pala tjetër? Në vendet e mëdha, Rusia, Amerika… ka një epidemi të raporteve të tilla. Është thjesht diçka me të cilën duhet të jetohet”, tha Vulin.

Ai shprehu admirim për presidentin e Serbisë, duke thënë se askush tjetër nuk do të kishte guximin dhe qëndresën që tregon Vuçiç.

“Vuçiç ishte i qartë, ai tha se ne do të kujdesemi për veten, imazhin tonë, të kaluarën tonë, të ardhmen tonë. Nuk mund të harrojmë se Rusia pengoi rezolutën britanike të vitit 2015 në Kombet e Bashkuara, se serbët janë një popull gjenocidal. Askush tjetër nuk do ta kishte atë guxim”, tha Vulin.

Vulin përsëriti se është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pasi sipas tij kjo nuk do të ndryshonte ekonominë e Federatës Ruse dhe për rrjedhojë s’kanë asnjë vlerë.

“Ato presione që kam parë në Bruksel, nuk janë asgjë në krahasim me atë që po ndodh me vendin tonë tani” – theksoi Vulin.

/a.r

Next Post
“Keqmenaxhimi rëndon mbi mësuesit dhe nxënësit”, PD i kërkon llogari Ministrisë së Arsimit

VIDEO / Si rrëzoi çdo akuzë të Ina Zhupës për Butrintin, amerikani Michael Granoff

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com