• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rusia nuk e njeh Kosovën, sepse e krahason me rastin e Krimesë”

by Java News
04/11/2016 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, i ndodhur në Tiranë në një vizitë zyrtare, ka pranuar se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë.

“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësueses lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Arsyeja për ne është që të mos lejojmë Rusinë që të manipulojë më tej këtë çështje. Por në qëndrimin tonë, në asnjëherë nuk kemi bllokuar asnjë përpjekje të Kosovës për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare. Madje ne luajmë futboll me Kosovën, kështu që është një lloj shenje nga ana jonë që nuk është mënyra e qëndrimit tonë të posaçëm politik, është thjesht mënyra për të mos lejuar Rusinë për të manipular më tej këtë çështje”, tha Klimkin.

Por ministri Bushati, shkon dhe më tej në komentin mbi tezën ruse.

“Të krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe asnjë lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet”, u shpreh Bushati.

I pyetur nga Top Channel nëse vizita e tij në Shqipëri dhe ajo e ministrit Lavrov pak ditë më parë në Greqi, kanë lidhje mes tyre, ministri Klimkin, u përgjigj duke i dhënë dhe një mesazh Greqisë dhe duke lënë të kuptohet se nuk përqafon vlerat europiane.

“Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia gjithmonë është simbolike dhe besoi që dhe vizita ime e sotme është simbolike. Në këtë kuptim, kemi një përkushtim të qartë dhe me ide të qartë se marrëdhëniet tona janë të rëndësishme për ne dhe për faktin e të qenit një pjesë e projektit Europian, jo vetëm në kuptimin e një ralitetit gjeografike, por si një komunitet vlerash”, tha ministri ukrainas.

Duke qëndruar sërish tek Greqia, ministri Bushati edhe njëherë ka artikuluar qëndrimin e Tiranes zyrtare për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

“Duam që t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave europiane dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të cilat nuk njohim as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdolloj rrethane që mund të jetë ky konsum”, tha Bushati.

Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e Jashtëm nënshkruan marrëveshjen e për heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve, çka do t’i jap mundësi si shqiptarëve ashtu dhe ukrainasve të udhëtojnë lirshëm./tch/a.k

Next Post
Prej marksizëm-leninizmit në bullshitizëm

Vota shqiptaro-amerikane: Kundër Sheshelit, për zonjën Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In