• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia kundër pjesës tjetër të botës!

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dagmar Engel

Nuk kishin kaluar as 36 orë nga Marrëveshja e Mynihut për Sirinë, kur ministri i Jashtëm rus, goditi me spond atë që kishte ndërtuar më parë: ai nuk beson se do të ketë sukses marrëveshja që armët të heshtin. Dhe në përgjithësi, amerikanët sipas tij nuk kanë dëshirë që të bashkëpunojnë me rusët. Shanset për një sukses të marrrëveshjes ai i sheh te 49%, u përgjigj kryediplomati i Moskës pa dëshirë kur e pyetën.

Paraqitjet e përfaqësuesve zyrtarë rusë ishin agresive dhe fyese në thelb. Fajin gjithmonë e kanë të tjerët: Ukraina nuk u përmbahet premtimeve të Minskut, NATO-ja përforcon pa shkak trupat e saj në kufijtë e saj lindorë dhe shkel me këtë Aktin Themelor të vitit 1997 dhe për luftën, mjerimin e refugjatëve dhe IS në Siri e mbajnë përgjegjësinë ata që janë përzier në punët e brendshme të Sirisë. Jo Bashar al-Assadi. Dhe aq më pak Rusia: mohohen bombat ruse në Aleppo, për aneksimin e Krimesë mbahet heshtje e plotë. Kryeministri rus, Medvedjev dhe ministri i tij i Jashtëm Lavrov ndjekin me besnikëri vijën e Presidentit të tyre. Kjo në një kohë kur linja e tij është gjithçka tjetër, po jo e drejtë.

E besueshme, e parashikueshme në veprime – askund

Dagmar EngelDagmar Engel

Rusia po ngatërrohet sërish me taktika. Në konfliktet aktuale ajo mund të jepte kontribute të mëdha, por në vend të kësaj preferon që të alternojë kërcënimet, paralajmërimet dhe marrjen e pozicionit të të fyerit. Dhe ndërkohë ndërmerr sulme të tjera në Siri. Në thelb, thonë shumë ekspertë, rusët janë të interesuar që të trajtohen si të barabartë, si të barabartë para së gjithash me SHBA, për bashkëpunim edhe si partnerë ushtarakë. Por një bashkëpunim i tillë atyre nuk do t’u ofrohet në këtë mënyrë, ndër të tjera pikërisht për shkak të lojërave të tyre taktike. Një partner duhet të jetë i besueshëm; edhe kur nuk është gjithmonë i sinqertë, ai duhet të jetë të paktën i parashikueshëm në veprimet e tij. Do të ishte mirë sikur të paktën të tjerët ta kuptonin se çfarë kërkon ai partner.

Pas perdeve të Konferencës së Sigurisë thuhet se delegacioni rus është sjellë në mënyrë më të qartë. Ka deklaruar se nuk kërcënon një luftë e re e ftohtë as një luftë e tretë botërore, siç tha se kërcënonin kryeministri rus në fjalën e tij. Ndoshta për Sirinë ekziston një fije shprese. Ministri i Jashtëm gjerman i pa shanset e suksesit, pak para deklaratave të Lavrovit në 51 përqind./DW

Next Post

Veliu kundër Lapsit, gazetari i Top Channel humb gjyqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In