• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia, kumbarë e “Open Balkan”? Rama: Lavrovi peshkaqen, do ishte këtu nëse do ta mbështeste. Vuçiç: Ide e Ramës, Zaev dhe imja

by Java News
08/06/2022 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç janë pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, dhe nëse Rusia është “kumbarë” e kësaj nisme.

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë falenderoi Ali Ahmetin për praninë në sallë dhe shtoi se të gjithë ata që duan të kuptojnë Ballkanin e Hapur duhet të shohin rrugëtimin e Ahmetit dhe nëse Maqedonia e Veriut është më mirë sot kur shqiptarët dhe maqedonasit bashkëjetojnë në harmoni apo më përpara kur konsideroheshin armiq.

Ndërsa, sa i përket Rusisë dhe marrëdhënies së saj me Serbinë, Rama solli në vëmendje se nuk priti askush luftën në Ukrainë që të vihej në pa marrëdhënia dhe historia mes dy vendeve që ka ekzistuar prej vitesh tashmë. Sipas tij, thonë për SHBA që është kundër nismës por, “SHBA është sot këtu,” dhe thonë që Rusia e mbështet, por “Lavrovi nuk është i pranishëm në këtë Samit.”

Kryeministri theksoi se ne nuk mund t’i zgjedhim fqinjët, por mund të zgjedhim që të jetojmë në harmoni me ta.

“Falenderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu. Ai është një nga pionerët e Ballkanit të Hapur edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi. Mjafton të shohim sot se çfarë është sot i gjithë sistemi institucional i RMV, dhe çfarë ishte kur Ahmetit i thoshin që ulej me armiqtë…më të cilët ndante tokën e qiellin e këtij shteti. Ishte një kohë kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte shqiptare…Kush do të dijë çfarë është Ballkani i Hapur, një nga mënyrat është të shoh rrugëtimin e Ali Ahmetit. Është më mirë RMV falë kësaj bashkëjetese apo më keq?

Fatmirësisht Ballkani i Hapur nuk është as OKB as BE, nuk anëtarësohesh, integrohesh sipas dëshirës tënde. Kjo do të thoshte që ne të vëmë standarde dhe kushte. Ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë BE, po sesi e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë. E kemi parë sesi funksion puna me atë tregun e përbashkët. Te tregu i përbashkët mund të vendoset veto, s’ka diploma, s’ka kanale të gjelbra…shumë nga gjërat që ne po i bëjmë.

Sa i përket deklaratave të ministrit të jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i mirënjohur për sarkazmat e tij. Shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur ai do të ishte këtu. Këtë lloj fabule, e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur, atyre s’kemi ç’tu bëjmë. Ballkani i Hapur është për njerëzit dhe kaq. Të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve ballkanike, për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen. Është e kollajshme por s’ka për të funksionuar. E kemi ditur që Rusia ka një marrëdhënie të veçanti me Serbinë, as na ka penguar, as na pengon kjo histori. E duhet ta vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori të re,” tha Rama.

Vuçiç e mohon: Ide e imja, Zaevit dhe Ramës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratat e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Moska.

Në konferencën e përbashkët në samitin e Ohrit, Vuçiç kujtoi se ideja e kësaj nisme ishte e tij, ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe Edi Ramës.

Presidenti serb theksoi se ai nuk turpërohet nga marrëdhëniet e mira që kanë me Rusinë, por përjashtoi çdo ndikim të mundshëm të Kremlinit në nismën “Open Balkan”.

“Në takimin e parë ka qenë Zorani, unë dhe Rama. Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm. Nuk kam turp për politikën që bën Serbia. Nuk iu turpërohem marrëdhënieve të mira që kemi me Federatën Ruse. Por asnjë tjetër përveç nesh s’kishte asnjë ide. Kjo është ideja jonë. Ardhmëria është në bashkëpunim.

Kjo është ideja e njerëzve që fermerët do të jenë shumë më të kënaqur sepse kanë ku të eksportojnë. Të kenë shumë më tepër qytetarë serb që të vinë në bregdetin shqiptar.

Të mendojmë si ta bëjmë diçka të përbashkët. Ideja është e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide”, tha Vuçiç./m.j

Next Post
SKANDALI/ Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 6 paciente, prangoset doktori

SKANDALI/ Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 6 paciente, prangoset doktori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In