• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia krime lufte në Ukrainë / Shqipëria, SHBA e 4 vende të tjera akuzojnë hapur Putinin. Ambasadori rus në OKB…!

by Java News
17/03/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria së bashku me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Irlandën dhe Norvegjinë kanë akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë, pasi Parisi zyrtar thotë se Vladimir Putin nuk ishte i interesuar realisht të negociojë mbi një marrëveshje paqeje.

Gjashtë vendet sfiduan Rusinë përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss, tha se tani kishte “prova shumë, shumë të forta” të krimeve të luftës që kryheshin nga forcat ruse.

“Vladimir Putin është pas tyre,” tha Truss. “Përfundimisht është një çështje që i takon gjykatës penale ndërkombëtare të vendosë se kush është apo jo kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat“.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se ishte dakord me Joe Biden se krimet e luftës ishin kryer në Ukrainë, duke shtuar se ekspertët amerikanë ishin në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës.

Rusia ka kërkuar një tjetër mbledhje emergjente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ditën e nesërme.

“Ne kemi vendosur që të mos votojmë për draft-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën ditën e nesërme, por nuk po tërhiqemi nga ajo. Në vend të kësaj, kërkojmë një tjetër mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit në mëngjes.”

Mbledhja e nesërme kërkohet nga Rusia në lidhje me laboratorët biologjikë që sipas pushtuesit “menaxhohet nga SHBA në Ukrainë.”

Deklaratat i bëri ambasadori i Moskës në Këshillin e Sigurimit Vassily Nebenzia.

Sipas raportimeve, Rusia u tërhoq nga votimi pasi nuk mundi të sigurojë aleatë që ta mbështetnin. Rusia raportohet se kërkoi nga aleatët e afërt të Këshillin e Sigurimit që të mbështetej, por nuk mori një përgjigje.  Moska nuk arriti të sigurojë mbështetje nga Kina e as nga India. /m.j

Next Post
Turizmi/ Durrësi, Vlora dhe Tirana destinacionet më të preferuara. Pandemia nxiti pushimet brenda vendit

Dita nis me vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Aksident i rëndë në Tiranë, dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

February 24, 2026
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

February 24, 2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

February 24, 2026
Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In