• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

by A R
24/02/2026 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në pah lidhur me 64-vjeçarin shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga Greqia për akuzën e tentativës së abuzimit seksual me një vajzë me aftësi të kufizuara.

E bija e shqiptarit, ka rrëfyer për mediat greke që ai e ka përdhunuar atë kur ishte 7 vjeçe. Rasti ka ndodhur në Shqipëri, teksa e reja shton se ka qenë e frikësuar për ta denoncuar. Pas kësaj, marrëdhënia babë e bijë nuk ka qenë më e njëjtë.

“Kur isha shtatë vjeçe, babai më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur nuk kishte njeri në shtëpi. Nuk e denoncova kurrë, isha e frikësuar. Tanimë, nuk kam të bëj aspak me këtë njeri, u zumë shumë keq. I rikujtova kohë më parë përgjatë një grindjeje se ai kishte abuzuar seksualisht me mua dhe u përpoq të më nxirrte si të çmendur, sikur nuk dija se çfarë nxirrja nga goja”, u shpreh vajza për median greke.

E reja, shton se kur ka pasur guximin për ta denoncuar të atin, nuk pati mbështetje nga rrethi familjar, edhe pse nëna e dinte për abuzimin, siç shprehet ajo.

“Doja të denoncoja, por ngaqë më thanë që kanë kaluar vite nuk do të çonte askung dhe nuk kisha përse ta bëja. Nëna ime e dinte se çfarë po bënte ai dhe nuk bëri asgjë për këtë. Nuk dua të kem asnjë kontakt me asnjërin prej tyre. Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua përmenda rastin vëllezërve dhe motrave të mia dhe ata morën anën e tyre. Që atëhere, unë i kam ndërprerë kontaktet me ata”, sqaron e reja.

Rasti i përdhunimit të 25-vjeçares në Greqi me aftësi të kufizuara

Kujtojmë, se më 21 shkurt, në Kypseli të Greqisë, 64-vjeçari shqiptar, është futur në shtëpinë e një 25-vjeçarje, e cila është me aftësi të kufizuara, duke tentuar abuzimin seksual me këtë të fundit.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte njohje me familjen e vajzës prej 18-vitesh, madje konsiderohej si një person i besueshëm për ta.

Ka qenë nëna e 25-vjeçares, e cila ka denoncuar rastin në polici, pasi siç shprehet ajo, e gjeti autorin në shtëpinë e saj duke tentuar t’i përdhunonte vajzën.

“Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapon dhe fshihet në tualet dhe unë e godas me gjëra. Më pas ai fillon të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”, u shpreh e ëma e së resë për mediat greke.

Pas gjithë kësaj, nëna e vajzës shprehet se ka sulmuar autorin me tigan.

Në mediat greke, janë shpërndarë dhe pamjet nga kamerat e sigurisë që fiksojnë momentin kur shtetasi shqiptar hyn në shtëpinë e 25-vjeçares teksa e ëma e kësaj të fundit nuk ndodhej në banesë në ato momente.

Intervista e nënës së 25-vjeçares për Mega.gr. Në video shfaqen momentet e shkëputura nga kamerat e sigurisë lidhur me ngjarjen.
64-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet helene. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton që nuk ka pasur abuzim tek vajza me aftësi të kufizuara.

Next Post
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar dhe 7 400 fluturime të anulura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

September 18, 2026
“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

September 18, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

September 18, 2026
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

September 18, 2026
GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

September 18, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

September 18, 2026
Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

September 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Shtator 2026

September 18, 2026
Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

September 18, 2026
Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com