• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia konfirmon renë radioaktive mbi Evropë, po fajtori?! Misteri i incidentit…

by A R
23/11/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një re me vlera anormale të lëndës radiaktive rutenio-106 u konstatua në pjesën më të madhe të Evropës mes muajve Shtator dhe Tetor, siç shkruam para pak ditësh në JavaNews. Konfirmimi erdhi nga agjencitë evropiane pas verifikimeve të kryera. Edhe pse niveli i kësaj lënde në atmosferë nuk ishte shqetësues sa i takon shëndetit të njerëzve, ajo që ngriti shqetësim ishte origjina. Referuar të dhënave nga agjencitë evropiane, u ngritën dyshime se fajtore për ndodtjen e mbarë Evropës ishte Rusia.

Tashmë që kjo çështje ka hapur debate, më në fund reagoi edhe Rusia. Moska pranoi se afër Kazakistanit, agjencia e saj atomike ka konstatuar prezencën e rutenio-106 deri në 1 mijë herë mbi normë shkruan JavaNews.

Shërbimi meteorologjik rus Roshydromet konfirmoi konstatimin e lëndës radioaktive në zonën e Uraleve. Por, agjencia kryesore atomike ruse Rosatom nxitoi të shfajësojë Rusinë duke theksuar se nuk ka ndodhur asnjë incident brenda territorit rus.

“Është një shkallë shumë e lartë e ndotjes” ishte shkruar në deklaratë, duke mohuar përgjegjësitë.

Vlerat e para anormale ishin regjistruar në Italinë veriore më 2 tetor, pastaj u shtrinë në veri të pjesës tjetër të Evropës. Në të gjitha vendet e kontinentit që janë prekur, nuk ka pasur problem deri në atë nivel sa të rrezikohej shëndeti i njerëzve. Reja me lëndën rutenio-106 u largua nga Evropa në 13 Tetor shkruan JavaNews.

Ruthenium-106 është produkt që përftohet nga uraniumi ndërsa niveli radioaktiv përgjysmohet kur lënda kthehet në këtë formë. “Ky është një metal”, shpjegon Federio Rochi i Departamentit të Sigurisë Bërthamore Enea në Itali. Ky metal sipas tij prodhohet në reaktorët bërthamorë i cili do të përdoret edhe në mjekësi për kurimin e kancerit të syrit shkruan JavaNews.

Ai ngre dyshime se çlirimi i lëndës në atmosferë ndoshta ka ndodhur në fazën e përpunimit thotë ai për La Republica. Po ashtu, më tej ai hedh poshtë mundësinë e ndonjë incidenti bërthamor, pasi në këtë rast do ishin çliruar në atmosferë edhe elementë të tjerë radioaktivë. Kjo shton sërish dyshimet se kemi pasur të bëjmë me një skenar të vënë në jetë nga dikush apo ndonjë shtet. Gishti tashmë është vendosur mbi Rusinë e cila ka hedhur poshtë pretendimet./JavaNews/a.m.

Next Post
Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In