• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia kërcënon Malin e Zi pas anëtarësimit në NATO: Do të hakmerremi

by Java News
06/06/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia kërcënon se do të hakmerret ndaj Malit të Zi për anëtarësimin e tij në NATO.

Një ditë më parë, vendi i vogël buzë Adriatikut u kthye zyrtarisht në anëtarin e 29-të të Aleancës Veri-Atlantike dhe mori lëvdatat e Shteteve të Bashkuara për ndjekjen e kësaj rruge, pavarësisht presioneve ruse.

Por ndërsa kryeministri malazez Dusko Markoviç ndodhej në Uashington për ceremoninë e mbajtur në Departamentin e Shtetit me rastin e anëtarësimit, Rusia e dënoi ashpër atë që e cilësoi “histeri anti-ruse” dhe “kurs armiqësor” të Podgoricës.

Ministria e Jashtme në Moskë  konsideron se Mali i Zi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e veta, duke kujtuar dhe bashkimin e tij me sanksionet e bllokut europian kundër Rusisë në 2014-n.

Në dritën e kësaj linje armiqësore të ndjekur nga autoritetet malazeze, pala ruse rezervon çdo të drejtë për të marrë masa shpaguese në bazë reciprociteti. “Në politikë, ashtu si dhe në fizikë, ndaj çdo veprimi ka një reagim” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Markoviç në Uashington nuk u takua me presidentin Trump, por me zëvendësin e tij Mike Pence. Kreu i ekzekutivit malazez  i dorëzoi qeverisë amerikane dokumentin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

Sipas marrëveshjes së Atlantikut Verior, qeveria amerikane ka përgjegjësinë e ruajtjes së dokumentacionit. NATO-ja në këtë mënyrë i zgjeroi sërish pas 8 vjetësh radhët e saj.

Ushtria e Malit të Zi numëron vetëm 2.000 forca, por janë portet në Adriatik ato që konsiderohen të një rëndësie strategjike./a.ç

Next Post
‘Frani doli nga çadra dhe gjeti punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS’, mesazhi i ish-ministres (FOTO)

'Frani doli nga çadra dhe gjeti punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS', mesazhi i ish-ministres (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
Dokumentari për Gazën "NAZA" mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë -

Dokumentari për Gazën NAZA mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë –

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com