Aviacioni rus ka bombarduar 86 celula terroriste në Siri gjatë 24 orëve të fundit me një intensitet të zgjeruar, të paarritur më parë, që prej fillimit të ndërhyrjes ushtarake më 30 shtator, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në ditët e parë të ndërhyrjes ushtarake në Siri ushtria ruse bënte me dije për rreth 20 celula të asgjësuara në ditë duke kaluar që prej kësaj fundjave me 15 bombardime çdo ditë.
”Bombarduesit taktikë Su-34 dhe avionët mbështetës në terren Su-24M dhe Su-25SM kanë kryer 88 fluturime ajrore për të goditur celulat në provincat Raqa (lindje), Hama (qendër), Idleb (veriperëndim), Lattaquie (veriperëndim) dhe Alepo (veriperëndim)”, saktësoi zëdhënësi i ministrisë, gjenerali Igor Konachenkov.
”Avionët rusë kanë shkatërruar postat komanduese, depot e municioneve dhe armatimeve, automjetet ushtarake, fabrika të prodhimit të ekplozivit dhe të kampeve të trajnimit të Shtetit Islamik (EI)”, sipas ministrisë.