• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha sfidon Ramën për testin e drogës

by Java News
13/10/2015 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar ne studion e Eni Vasilit, ish-kryeministri Sali Berisha i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetares. Berisha ka folur per kauzat e opozites dhe qeverisjen e majte ndersa eshte ndalur te konsensusi i munguar. Deputeti demokrat theksoi se testi i droges eshte nje prej kushteve. Duke u shprehur i sigurt, Berisha tha se Rama duhet te beje testin e droges dhe nese del negativ, ai do t’i kerkoje falje publikisht.

Do gjeni konsensus?
Do ketë një zgjidhje, kanë ngelur disa gjëra. Shenjat e gishtërinjve, ishte absurde. Shenjat e gishtërinjve i ka SAGEM. Si mund të thuash ti ketë SAGEM e të mos i ketë një institucion. Ka ngelur testi i drogës. Rama e merr personale. Unë e kam akuzuar 100 herë si përdorues droge. Unë e kam thënë nga syri im klinik. Si mjek më është dukur jo njëherë po 100 herë si overdozë. E pranon testin zotëria? Nëse testi i del negativ, unë publikisht do ti kërkoj falje. Kam bindjen më të thellë se nuk jam gabim, por prapë 100% syri klinik nuk të mban. Nëse ai pranon testin e drogës dhe e bëjmë të gjithë dhe i del gabim, unë do i kërkoj të falur për akuzën që i kam bërë. E aplikojnë në SHBA, pse të mos e bëjmë ne. Edhe Ministri i Brendshëm kam informacione.

A është fyese kjo?
Nuk është fyese. Nëse ke dëgjuar ka ndodhur që edhe kandidatë të SHBA-ve për presidentë kanë thënë se kanë përdorur marijuanë të rinj. Kjo është përgjegjshmëri dhe sinqeritet para publikut. Uroj të mos bëhet mollë sherri. Nëse ai del negativ unë publikisht detyrohem për të vetmen gjë, do i them të më falësh.

Berisha ka komentuar edhe situatën aktuale në Partinë Demokratike, si dhe zhurmën për një përplasje mes ish-ministrave të tij dhe Lulzim Bashës. Ish-kryeministri e mohoi krisjen brenda PD duke u shprehur se ndarja mes grupit të Lulzim Bashës dhe gardës së vjetër nuk ekziston. “Është vetëm një perceptim që një grup të rinjsh në Partinë Demokratike kanë një distancë me ministrat e qeverisë sime”, ka deklaruar Berisha

I pyetur për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve lokale nga opozita, Berisha tha se nuk ishte në gjendje të gjente një fajtor për humbjen, me argumentin se ai vetë qëndroi larg fushatës. “Nuk jam marrë me fushatën dhe nuk di të them ku çaluam si parti”-deklaroi ai.

Next Post

Horoskopi 14 Tetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com