Horoskopi 14 Tetor 2015
Dashi
Ata qe janë ne një lidhje prej kohesh, por qe ende nuk kane ndërmarrë angazhime serioze, kane për ta bere sot atë. Gjithçka do jete me ndryshe se me pare. Beqaret do fillojnë një lidhje serioze e cila ka për t’ua ndryshuar jetën rrënjësisht. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe me ne fund gjendja do filloje te stabilizohet dukshëm. Bravo për durimin dhe maturinë.
Demi
Do keni divergjenca te shumta sot me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do preferoje te hape rruge. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu keni për te shkatërruar gjithçka. Beqaret do flirtojnë ne çdo moment me disa persona, por nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do luftoni fort me veten dhe do e mbani gjendjen te ekuilibruar.
Binjaket
Dite e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do jeni ne humor dhe do e lini rutinën t’iu pushtoje. Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe. Beqaret do marrin propozime pa fund. Shqyrtojeni me kujdes gjithçka e me pas te vendosin çfarë do bëjnë. Financat do jene te mira për disa dhe delikate për disa te tjerë. Çdo shpenzim duhet bere me maturi.
Gaforrja
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merrni propozime te mrekullueshme nga partneri dhe emocionet do jene te shumta. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te arsyeshëm me shpenzimet sepse ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit. Sektori i parave do jete i mbrojtur dhe nuk priten te papritura te pakëndshme ne këtë plan.
Luani
Do ndiheni gjithë kohës nen presion sot ju te dashuruarit sepse do ju kërkohet te bëni disa zgjedhje te vështira. Mendohuni disa here para se te hidhni hapa. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do marre një tjetër pamje. Gjendja financiare do filloje dalëngadalë te konsolidohet fale kujdesit tuaj, por edhe fale ndihmës se familjareve.
Virgjeresha
Yjet do jene te pozicionuar mire sot ne qiellin tuaj te dashurisë. Do merrni deklarata te forta nga personi qe keni ne krah te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Gjithçka do ju ndryshoje për mire. Beqaret mire është te mendohen disa here para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos lëndohen. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kujdes me shpenzimet.
Peshorja
Do jeni shume me tepër tolerante nga zakonisht sot ju te dashuruarit dhe do afroheni edhe me tepër me personin qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do jete fantastike. Beqaret nuk duhet te nxitojnë për asgjë sepse ne te kundërt mund te gabojnë dhe mund te lëndohen. Buxheti nuk do jete i keq. Po arritët t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat gjendja do mbetet e kënaqshme.
Akrepi
Do filloni t’i shihni gjerat me një sy tjetër sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mund ta kritikoni partnerin për disa gabime te bëra. Mbrëmja ka për te qene e qete. Beqaret do pëlqejnë edhe aventurat kalimtare nuk do jete te fiksuar vetëm pas krijimit te një lidhjeje te qëndrueshme. Ne planin financiar do jeni me te vendosur se kurrë qe ta ndryshoni situatën. Do ja dilni mbanë me pak mundim.
Shigjetari
Dite e tensionuar do jete kjo e sotmja për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire për asnjë moment dhe mund te mendoni edhe për t’u shkëputur disa kohe nga njeri-tjetri. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me çdo mënyrë princin e kaltër. Ata do ja lënë çdo gjë kohës. Me shpenzimet tregohuni te matur sepse do keni probleme serioze me pas.
Bricjapi
Dite mjaft intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord me partnerin për te provuar eksperienca te reja te çmendura, por qe do ju bëjnë te emocionoheni pa fund. Beqaret do e gjejnë partnerin ideal dhe do fillojnë një lidhje. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për shkak te menaxhimit shume te mire qe do i bëni.
Ujori
Urani do jete planeti qe do ndikoje me se shumti ne jetën tuaj ne çift dhe mund te sjelle disa probleme te vogla. Nuk do jeni aspak tolerante dhe kokëfortësia do sjelle debate. Beqaret sado qe do mundohen ta bëjnë për vete një person qe pëlqejnë nuk do ja dalin dot mbanë. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll kështu qe gjendja do mbetet e mire.
Peshqit
Do flisni hapur për çdo gjë sot me personin qe keni ne krah dhe do i sqaroni njëherë e mire te gjitha pengjet qe ju kane mbetur nga e kaluara. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do jene gati te fillojnë menjëherë një lidhje me te. Gjendja e financave nuk do jete e keqe megjithatë yjet këshillojnë te mos kryeni investime te mëdha. Nuk është ende koha e përshtatshme.