• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rusia ka tendencë ta shohë Ballkanin si thembra e Akilit për Perëndimin”/ Eksperti: Kur ndezen përplasjet, Moska …

by Java News
15/05/2020 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia nuk e ka fshehur ndonjëherë se ushqen një interes të veçantë për Ballkanin. Përveç një vazhdimësie të politikave të Bashkimit Sovjetik, çfarë tjetër fshihet pas këtij interesimi?

Si do të ndikohen dinamikat gjeostrategjike në Ballkan dhe përtej nga kjo vëmendje e Moskës ndaj rajonit?

Qendra e NATO- s për Komunikim Strategjik zhvilloi një diskutim mbi këtë temë.

Megjithëse flitet shumë për ndikimin rus në Ballkan, ky ndikim mbetet shumë më abstrakt krahasuar me lidhjet që ka rajoni me strukturat euro-atlantike, thotë Profesor Dimitar Bechev:

“Ballkani Perëndimor, vendet që përfshiheshin në ish Jugosllavi, pritet që të përfshihen një ditë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa Rusia nuk ka një strategji të ngjashme për këto vende. Edhe në ëndrrat më fantastike të nacionalistëve rusë, Serbia e vende të tjera ballkanike nuk do të bëhen ndonjëherë pjesë e një pakti ekonomik apo organizate, ku Rusia t’i mbështesë financiarisht apo të luajë një rol të krahasueshëm me atë të strukturave perëndimore”.

Vëmendja e Kremlinit ndaj Ballkanit ka si qëllim përfundimtar Perëndimin dhe interesin e Moskës që të pengojë dhe devijojë planet afatgjata të aleancave perëndimore, thotë Profesor Bechev.

“Strategjia e Rusisë ndaj Ballkanit është në funksion të marrëdhënieve ruse me Perëndimin. Kur këto marrëdhënie ecin mirë për arsye pragmatike, Rusia nuk u bie shumë ndesh politikave të Perëndimit. Kur ndezen përplasjet, Rusia ka tendencë ta shohë Ballkanin si thembra e Akilit për Aleancën Perëndimore, një rajon ku ajo mund të ushtrojë influencën e saj dhe në mënyrë të tërthortë t’ia vështirësojë punët NATO- s dhe Bashkimit Evropian,” thotë Prof. Bechev.

Studiuesi Bechev thekson se megjithëse zhvillimet në Ballkan nuk janë pikësymini primar i politikës së jashtme ruse, manovrat e Moskës kanë pasoja konkrete në politikën ballkanike, sidomos kur aktorët lokalë përpiqen ta përdorin mbështetjen e Moskës për të demonstruar forcë.

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe politikanët serbë në Republikën Serbe të Bosnjës i shfrytëzojnë rregullisht lidhjet me Moskën për të forcuar pozitat e tyre.

Moska e ushtron influencën e saj duke u ofruar vendeve ballkanike pajisje e teknologji ushtarake, por edhe përmes një fushate intensive informative, si përmes agjencisë shtetërore e lajmeve Sputnik, që operon në Ballkan:

Milan Jovanović është studiues pranë Këshillit të Atlantikut në Mal të Zi. Organizata e tij ka studiuar influencën e Kremlinit në opinionin publik në territorin e ish-Jugosllavisë:

“Këto fushata dizinformimi, këto grupe mediatike që përhapin fushata të tilla nuk synojnë thjesht që të përhapin një teori të caktuar. Ato synojnë gjithashtu që të minojnë besimin e popullatës tek media e mirëfilltë dhe tek sistemi demokratik,” thotë Jovanović.

Një tjetër problem, thotë Jovanović është fakti që këto fushata dizinformimi gjejnë jehonë edhe në transmetimet e mediave lokale në disa vende ballkanike. Kjo ndodh në vende ku media u shërben synimeve të klasës politike në këto vende. Në vende ku klasa politike në pushtet përfiton nga mbështetja ruse, media dominuese i bën jehonë propagandës ruse, thotë ai:

“Zbuluam një lidhje të qartë mes synimeve të politikës së jashtme të një vendi dhe reagimit të medias dominante në këtë vend. Kjo shihet në Serbi, në Republikën Serbe të Bosnjes. Por nëse analizon vende pro-perëndimore si Mali i Zi, Bosnja apo Shqipëria, sheh dallim të madh në reagimin apo përcjelljen e propagandës ruse”.

Nuk ka një metodë të thjeshtë për t’i prerë rrugën influencës ruse, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë një vëmendje më të madhe ndaj edukimit të popullatës për mendim kritik. Një rëndësi të veçantë, shtojnë ata, ka angazhimi i pandryshuar i organizmave euroatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor si garancia më e mirë që këto vende të ruajnë kursin drejt Perëndimit. VOA

Next Post
Kanos me armë zjarri fqinjën e saj për vendin e parkimit, arrestohet një grua në Durrës

Kanos me armë zjarri fqinjën e saj për vendin e parkimit, arrestohet një grua në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

Shuhet zjarri në Shashicë, 4 punonjës refuzuan evakuimin për të monitoruar zonën

August 26, 2026
Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

August 26, 2026
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

LISTA / 50 përqind të ushqimeve i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord edhe në rajon

August 26, 2026
Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

Rinasi, Bërxulli dhe Domja drejt Tiranës! Krijohet njësia e re administrative e aeroportit

August 26, 2026
Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

Bizneset e juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana

August 26, 2026
“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

Pas porosive në Pogradec, Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

August 26, 2026
Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

Tragjedi në Pakistan, të paktën 13 fëmijë humbin jetën nga zjarri në spital

August 26, 2026
Dollari pëson rënie, rritet paundi britanik/ Çfarë po ndodh me euron në treg ditën e sotme?

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot

August 26, 2026
Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com