• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia garanton për kriminelin serb Mladiç, ta marrë për shërim

by Java News
21/03/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Gjykatës së Hagës, Nenad Golçevski, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se Gjykata në Hagë ka pranuar një kërkesë urgjente të cilën e ka parashtruar mbrojtja e të akuzuarit Ratko Mladiq. Në shkresë i kërkohet Gjykatës që Mladiqit t’i miratohet lirimi i përkohshëm nga njësia e paraburgimit në Hagë me qëllim që të bartet në Rusi për shërim të domosdoshëm mjekësor.

“Në lëndën kundër Ratko Mladiqit, avokatët e mbrojtjes së tij kanë parashtruar një kërkesë për lirimin e përkohshëm të të akuzuarit. Shkresa është voluminoze por në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë sepse nuk kam pasur qasje në dokument. Megjithatë, kjo është një kërkesë zyrtare dhe si e tillë është edhe publike”, tha Golçevski për Radion Evropa e Lirë.

Përpara dorëzimit të kërkesës, avokatët e Mladiqit në emër të klientit të tyre, siç mësohet, kanë paraqitur edhe gjetjet e mjekëve-ekspertë për gjendjen e tij shëndetësore që sic thuhet në kohën e fundit është përkeqësuar.

Pjesë përbërëse e kërkesës, siç tha Miodrag Stojanoviq, bashkëmbrojtës i Ratko Mladiqit, është edhe garancia e shtetit të Rusisë.

Stojanoviq i tha Radios Evropa e Lirë, se me kërkesë të mbrojtjes së Ratko Mladiqit, Qeveria e Federatës Ruse ka dhënë garanci nëse Gjykata e Hagës do të lironte përkohësisht Mladiqin për shërim. Kjo, sipas Stojanoviqit, do të thotë se ata do ta pranonin për kontrolle shëndetësore, shërim dhe pas kësaj, kur Haga të kërkonte, ta kthenin në paraburgimin e Gjykatës në Hagë.

Ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiq është arrestuar më 26 maj 2011. Ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve gjithandej Bosnjë dhe Hercegovinës, që në gjashtë komuna ka pasur përmasa të gjenocidit si dhe për marrje peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it. Mbrojtja e Mladiqit ka kërkuar lirimin kurse prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. (b.an)

Next Post
Historia tronditëse e incestit/ Nëna marrëdhënie me djalin që dikur dha për adoptim

Historia tronditëse e incestit/ Nëna marrëdhënie me djalin që dikur dha për adoptim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Arratisja e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet e aksidentuar mes kallamishteve një nga makinat e autorëve! Njëri dyshohet se u plagos, (DETAJET)

September 12, 2026
Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Mauzoleumi i zbuluar në Bulqizë, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

September 12, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

“Të shohin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore”- Putin akuzon: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së!

September 12, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

September 12, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

September 12, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Operacioni antidrogë në Athinë, kreu kryepolici Hita: Mes shqiptarëve të arrestuar edhe një i kërkuar për vrasje në vendin tonë!

September 12, 2026
Granit Xhaka tregon pse vendosi refuzoi Chelsea për Sunderland: Besoj te projekti, kisha një plan!

Granit Xhaka tregon pse vendosi refuzoi Chelsea për Sunderland: Besoj te projekti, kisha një plan!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com