• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rusia fitoi 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës

by A R
14/06/2022 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia fitoi gati 100 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë. Një raport i fundit i realizuar nga Qendra e pavarur për Kërkimin për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) tregon se të ardhurat e fituara nga Moska vijnë kryesisht nga eksportet e karburanteve fosile.

Të ardhurat kanë rënë që nga marsi, pasi shumë vende iu shmangën furnizimeve ruse, por gjithsesi ato mbeten të larta. BE, SHBA dhe Britania e Madhe janë ndër ato që janë zotuar të shkurtojnë importet ruse.

Por të ardhurat tejkaluan koston e luftës në Ukrainë gjatë 100 ditëve të para. Raporti vë në dukje se Rusia po shpenzon rreth 876 milion dollarë në ditë për pushtimin. Ndërkaq BE po planifikon të ndalojë importet ruse të naftës që vijnë nga deti deri në fund të vitit 2022, gjë që do të shkurtonte importet me dy të tretat. Megjithatë, deri më tani ajo nuk ka qenë në gjendje të binte dakord për një ndalim të plotë. Ndërkohë, SHBA ka shpallur ndalimin e plotë të importeve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht importin e naftës ruse deri në fund të vitit.

Raporti i CREA tha se embargoja e planifikuar e BE-së e naftës do të kishte një ndikim të rëndësishëm. Por kjo gjë paralajmëron se sasi të mëdha të naftës së papërpunuar ruse po dërgoheshin tani në Indi, e cila rriti pjesën e saj në eksportet totale të papërpunuara të Rusisë me rreth 18% në maj.

Ekspertët deklarojnë se sanksionet e forta ndaj cisternave që transportojnë naftë ruse do të kufizojnë ndjeshëm hapësirën. Raporti thekson se ndërsa Rusia kërkon tregje të reja për naftë, shumica e saj po transportohet me anije  dhe shumica e anijeve të përdorura janë në pronësi të kompanive evropiane dhe amerikane.

Në pamje të parë, ky raport përmban shumë lajme të këqija. Shitjet e energjisë janë ende në fakt duke financuar luftën në Ukrainë, me çmimet e larta që kompensojnë përpjekjet për të ulur kërkesën.

Autorët e raportit presin që një embargo e pjesshme e BE-së ndaj naftës ruse të shkurtojë të ardhurat me rreth 36 miliardë dollarë në vit, për shembull. Megjithatë, embargot duhet të jenë efektive.  Që presioni ndaj Rusisë të jetë më efektiv, çështje si këto do të duhet të adresohen.

/a.r

Next Post
Riintegrimi i të rikthyerve nga zonat e konfliktit, Veliaj: Të angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët

Riintegrimi i të rikthyerve nga zonat e konfliktit, Veliaj: Të angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Epo nuk e tha kot Trump. Nese doni te falimentoje Rusia, atehere ulni cmimin e naftes. Keshtu si ka vepruar Europa dhe perendimi, jo vetem qe nuk i kane bere asgje Rusise, por kane perkeqesuar gjendjen per popujve te vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In