• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusi, Navalny kundër Putinit, kjo është finalja

by Ardit Rada
17/01/2021 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë do ta presë Aleksej Navalnyn në Rusi, kur të prekë tokën ruse të dielën? Si skenarë të mundshëm përfliten: nga një attentat me vrasje deri tek arrestimi (me shumë gjasa) apo tek kthimi triumfues (pa gjasa), si në një film hollivudian, ku fundi varet nga dëshira e regjisorit. Të dielën mbasdite pritet që politikani opozitar dhe gazetari investigativ të mbërrijë në Moskë, pasi ai qëndroi për disa muaj në Berlin e më vonë në Shvarcvald për rikonvaleshencë pas sulmit me helmin e grupit Novitçok.

Çfarë do të mund të ndodhë në këtë mbrëmje në aeroportin Vnukovo në Moskë? E mundur është gjithçka: si pritja frenetike e përkrahësve të tij, ashtu edhe kundërdemonstrata (të orkestruar nga Kremlini e të tjerë që duan ta prishin imazhin e një triumfi, apo edhe një arrestim i menjëhershëm, i inskenuar për mediat, ose përmes derës së pasme. Por ka edhe skenarë të tjerë: Autoritetet ruse mund ta anulojnë fluturimin në minutën e fundit, të grisin pasaportën e Navalnyt në kontrollin kufitar dhe ta kthejnë me forcë jashtë vendit, të shndërrojnë dënimin me arrest shtëpiak në burg, të ngrenë akuza të reja apo ta vendosin në arrest shtëpie – Kremlini me presidentin Putin në krye ka disa opsione.

Për Putinin kthimi i Navalnyt i padëshiruar

Për një (përpjekje) të re për vrasje nuk nevojitet një aksion i rafinuar dhe pastaj i dështuar për turp, si sulmi me helmin kimik të ndaluar me gjasa i porositur nga instanca të shtetit. Edhe një pistoletë e tipit të vjetër mund ta eliminojë Navalnyn ashtu si bashkëudhëtarin e tij, Boris Nemcov.

Që Kremlini është në panik dhe nuk ka zgjidhje nuk ka gjasa. Kthimi i Navalnyt kishte kohë që ishte bërë i ditur, dhe nuk është ndonjë surprizë: Pikërisht Putini përkundër të gjitha pritshmërive mund t’i lerë njëherë gjërat të rrjedhin, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Megjithatë kthimi i kundërshtarit të tij më të fortë është i pakëndshëm për Putinin, por problematik. (Përpjekja) për vrasjen e politikanit të njohur opozitar sipas qëndrimit të Kremlinit e pati çmimin e vet me disa sanksione të vendosura nga perëndimi. Moska nuk trembet më nga sanksione të reja në rast të vdekjes së Navalnyt.

Pse kthehet Navalny në Rusi?

Përpara këtij sfondi shumë vetë pyesin: Pse e bën Navalny këtë? Po, është e guximshme ta provokosh kështu kundërshtarin e fuqishëm në Kremlin. Por a nuk është çmenduri ta çosh veten, nëse jo drejt vdekjes së sigurtë, drejt fatkeqësisë? Arsyet e kthimit të Navalnyt janë të kuptueshme vetëm pjesërisht. Jashtë vendit ai nuk mund të jetë aq efektiv sa në Moskë. Edhe moviti i vetësakrifikimit nuk duhet lënë jashtë vëmendjes: Si mund të fshihet ai jashtë vendit, kur ata që i qëndrojnë më afër janë nën presion? Por ka edhe gjasa që llogaria e Navalnyt të jetë fitimi i kohës me një hap të guximshëm.

Nga guximi i ekspozuar me bujë i Navalnyt nuk duhet të verbohemi. Ai e di po aq mirë, se mundësitë e Putinit i tejkalojnë tej mase mundësitë e tij. Vetë Navalny nuk di ndoshta më shumë, se çdo spektator në kulmin e një filmi hollivudian: gjendja për protagonistin duket e pashpresë. Por në fund do të ketë një Happy End. Ndoshta edhe jo. Pikërisht në këtë pikë ndodhemi tani. Protagonisti, një mjeshtër i jetës i ka shpëtuar njëherë vdekjes, por a e mund dot sfidën tjetër? Kjo është finalja e një lufte të pabarabartë dhe të pamëshirshme. E bota është e detyruar të bëjë sehir. dw/a.p

Next Post
Si të përkëdhel Ramush Haradinaj? Rrëfehet bashkëshortja Anita: Zemër e shpirt, këto të zakonshmet. Edhe ndonjë e gjuajtur në…të pasme

Si të përkëdhel Ramush Haradinaj? Rrëfehet bashkëshortja Anita: Zemër e shpirt, këto të zakonshmet. Edhe ndonjë e gjuajtur në…të pasme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In