Eleonora Verbitskaya, punonte më parë në një zyrë Përmbarimi, në Shën Petersburg, por u pushua vetëm me një shënim mbi tryezë. Në letër sqarohej edhe arsyeja e shkarkimit, që dukej mjaft absurd. Shefat e saj mbeten të shqetësuar nga imazhet e një shërbimi fotografik të bërë nga vajza, e cila kishte si qëllim që të promovonte karrierën e saj si DJ.
Maxim Youshin, avokati i Eleonorës, që është e njohur edhe si DJ Ellis Sexton, pretendon se klientja e tij është pushuar nga puna pa arsye. Ai shton gjithashtu se vajza nuk ka shkuar kurrë e veshur në punë me veshje provokuese.
“Sipas ligjit rus, ajo nuk ka bërë asnjë gabim. Bëhet fjalë më shumë për çështje morali”, thotë avokati, transmeton Ora Info.