Grupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS) ka kërcënuar për sulme terroriste gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”
Në fotografitë e publikuara ku njoftohet për sulme terroriste në Kupën e Botës, ISIS ka përdorur një foto të sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi.
Argjentinasi paraqitet si i burgosur, por me syrin e majtë ka gjak, ku edhe paralajmërohen sulme.
Gjithashtu është paraqitur edhe një foto tjetër, ku një ushtar i ISIS-it është me dinamit dhe përpara ka një stadium futbolli.
Ky grup terrorist sulme kishte paralajmëruar edhe për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2016, por fatmiresisht asgjë nuk ndodhi.