• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët sot në zgjedhje presidenciale, rezultati nuk vihet në dyshim

by A R
15/03/2024 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusët filluan të votojnë të premten në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale treditore, në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren tanimë.

Ai do ta zgjasë sundimin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi secili kundërshtar i tij serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini, i cili po zhvillon një luftë brutale ndaj mediave të pavarura dhe mospajtuesve.

Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë as të lira e as të drejta, janë të parat që mbahen në Rusi prej se Putini e nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës, në Shkurt 2022.

Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë president, apo kryeministër për gati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur – liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumës Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumës së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste – qëndrimet politike të të cilëve zor që dallojnë nga ato të Putinit.

Boris Nadezhdin, një politikan 60-vjeçar me qëndrime kundër luftës, nuk u lejua të garojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë muajin e kaluar, për shkak të, siç tha, nënshkrimeve të pavlefshme të përkrahësve në aplikacionin e tij për t’u regjistruar si kandidat presidencial.

Ai u ankua, por vendimi i komisionit u mbajt në fuqi nga Gjykata Supreme e Rusisë.

Qendrat e para të votimit u hapën në Lindjen e Largët të Rusisë. Gjatë ditës, votuesit do t’i hedhin votat e tyre në gati 100.000 qendra votimi në 11 zona kohore të vendit, si dhe në rajonet e Ukrainës të cilat Moska i aneksoi jashtëligjshëm.

Ukraina dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar Rusinë për mbajtjen e zgjedhjeve në rajonet ukrainase, duke i cilësuar ato të jashtëligjshme. Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 mars.

Meqë kundërshtarët e Putinit janë në burg, në mërgim apo të vdekur, rezultati i zgjedhjeve dihet tanimë.

Në një sondazh të bërë nga VTSIOM News në fillim të Marsit, 75 për qind e qytetarëve që kanë për qëllim të votojnë, thanë se votën do t’ia hedhin Putinit, ish-oficerit të inteligjencës së jashtme të KGB-së.

Lufta e pamëshirshme që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, por ajo është bërë edhe më e ashpër prej atëherë.

Gati një muaj para zgjedhjeve, kritiku më i zëshëm i Putinit, Alexei Navalny, vdiq në një burg të izoluar në Arktik në rrethana shumë të dyshimta, pasi po vuante dënime me burgim të cilat cilësoheshin si të motivuara politikisht.

Analisti politik rus, Ivan Preobrazhensky, i përshkroi zgjedhjet si një “operacion të posaçëm për ta riemëruar Vladimir Putinin”, një referencë ndaj eufemizmit që përdor Kremlini për luftën kundër Ukrainës, të cilën e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

“S’ka asnjë mënyrë që t’i quani këto zgjedhje”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. “Dhe shumica e popullatës e kupton këtë në mënyrë të përsosur”.

/a.r

Next Post
Lojërat e fatit përplasin Braçen me Shytin: Bastet i ka pasur në dorë krimi, s’mund t’i përfaqësosh në komision

"Gjykata po mbron babanë dhe birin", Braçe: Kështu u poqën të gjallë 26 burra, djem, gra, femijë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

July 27, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Aksidentet, 6 të plagosur dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In