• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët i përgjigjen Ramës: Në Ballkan jemi si në shtëpinë tonë

by A R
26/02/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas akuzës britanike se Moska ka dorë në grushtin e shtetit në Mal të Zi dhe ka dashur të vrasë Milo Gjukanoviçin, si dhe intervistës së Edi Ramës në britaniken The Telegraph, portal i fuqishëm pranë Kremlinit, Sputnik ka shpërthyer në një shkrim në edicionin e tij në gjuhën serbe, ku thotë se “po na trajtojnë si ISIS kur ne në Ballkan jemi si në shtëpinë tonë”.

Në një shkrim të gjatë, Sputnik citon ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili thotë se rreziku i madh është se edhe Serbia po përdor metodat dhe konceptet ruse në politikën e saj.

Dhe më pas, portali informativ i Radios së Jashtme Shtetërore të Moskës, që transmetohet në thuajse të gjitha gjuhët e botës, thekson në edicionin e saj në serbisht(më i madhi pas atij në rusisht e anglisht) se Bashkimi Europian dhe qeveria e Britanisë së Madhe po harxhojnë miliona euro për të financuar një fushatë kolerike anti-ruse, raporton Tesheshi.com.

“Një makinë e rëndë është krijuar”, thotë Sputnik.

Dhe më pas shkruan se “perëndimorët gjatë kohës së viteve ‘90 ishin mirë me Jelcinin e ‘dehur’ dhe në momentin që Moska riftoi fuqinë i janë kthyer avazit të vjetër”.

“Shohin dorën ruse në grushtin e supozuar të shtetit në Mal të Zi, e shohin në krizën zgjedhore në Maqedoni, tek sjellja e kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, tek shitja e armëve në Serbi, madje edhe e bëjnë kjëtë duke ju numëruar rruazat e gjakut rus tek kandidatët që sipas tyre kanë dalë nga divani i Putin dhe janë paguar nga ai.

Dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël në mozaikun e një psikoze të përgjithshme që del me tonin: Kujdes, po vijnë rusët!

Nga shtetet baltike dhe Polonia, Ukraina, për të mos përmendur, mbi selinë e NATO-s, në SHBA, selinë e Hillary Clinton, dhe sa afrohen zgjedhjet si dhe në Holandë, Francë, Gjermani, ku rreth çdo kënd shohin hakerat ruse internetit.

Një kor gjithmonë i njëjtë.

Në fakt Rusia nuk është një xhandar botëror, as në Siri, por do të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë, – e megjithatë të gjithë janë të frikësuar nga Rusia.

Sipas një studimi të kryer në fund të janarit, 86 për qind e rusëve besojnë se pjesa tjetër e botës frikësohen nga Rusia dhe 75 për qind prej tyre janë të kënaqur me këtë situate”, shkruan ndër të tjera Tanja Trikiç në analizën e saj për Sputnik.

Por ajo thekson më pas se Perëndimi nuk njeh gabime tek vetja e tij por i kërkon gjithnjë te Rusia, duke përdorur teknika të sofistikuara sulmi.

Ajo shkruan se në ndikimin negativ të Rusisë në rajon, analistët e mediave pro-perëndimore në hapësirën post-jugosllave paralajmërojnë pothuajse çdo ditë forcat e përbashkëta.

“Zelli i tyre është i admirueshëm, por duhet shtuar një fakt se tri kryeqytetet perëndimore janë veçuar shuma të mëdha parash për të forcuar e luftuar të ashtuquajturën propagandë ruse”, thekson Sputnik.

Sipas Trkiç, Komisioni Evropian ka formuar një ekip të  propagandës, që është financuar nga fondet e BE-së.

Ja ç’shkruan më tej Sputnik:

“Njësia tha se është pjesë e Shërbimit të Jashtëm Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), dhe ssynon të ndikojë para zgjedhjeve të rëndësishme në Francë dhe Gjermani, duke marrë si serum shtesë financiare dhe të personelit.

Edhe në Uashington nuk rri duarkryq ku është ngritur një rrjet i gjerë informimi në gjuhën ruse dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Më 7 shkurt zyrtarisht ka nisur një projekt i përbashkët i dy mediave të financuar nga qeveria amerikane, televizion 24 orësh programit “Nastojaščeje vremja” që liddhet si rrjet me Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

Bëhet fjalë për 7.3 milionë përdorues në 36  njësi satelitore, kabllore dhe IPTV.

Pothuajse në të njëjtën kohë, Britania ndan 700 milionë paund (877 milionë dollarë) për fondin, i cili do të merret me projekte për të forcuar “soft poëer” e Britanisë në Evropën Lindore. Paratë do të shpenzohen për projekte për të forcuar interesat e Britanisë në vende të tilla si shtetet baltike.

Burime anonime në raportet e shtypit britanik tregojnë se nisma e re barazon kërcënimin rus me kërcënimin e ISIS, sepse paratë nga ky fond do të përdoret për luftën kundër ideologjisë xhihadiste në Siri dhe Libi”, shkruan Sputnik. /b.d

Next Post
Receta me lëngun e kumbullave, si të tresni yndyrnat në bark

Receta me lëngun e kumbullave, si të tresni yndyrnat në bark

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

January 10, 2026
Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve nga Dukati në Palasë

January 10, 2026
Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

Bllokohet segmenti Bogë – Qafë Thore – Theth për shkak të ortekëve, ndalohet qarkullimi i mjeteve gjatë natës

January 10, 2026
U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In