• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët në “errësirë” totale për situatën e luftës! Si po shiten sulmet ndaj civilëve si zemërim i nacionalistëve vendas

by
03/04/2022 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjyshe e mbështjellë me një xhaketë për t’u mbrojtur nga i ftohti qëndron duke qarë para shtëpisë së saj prej druri, e cila është djegur nga një raketë që godti fshatin e saj. Video prekëse është taman si fotot që publiku perëndimor po sheh përmes ekranit nga lufta në Ukrainë.

Por me një ndryshim. Në këtë rast ky është kanali televiziv rus i kontrolluar nga qeveria, Rossiya24 dhe sipas tij ushtarët që sulmojnë fshatin e saj janë ukrainas dhe jo rusë.

Korrespondenti rus i quan ata “nacionalistë”. Raportime të tjera në kanal i quajnë ata “neo-nazistë”, “fashistë” ose “narkomanë” që përdorin civilët si “mburoja njerëzore”.

Pothuajse të gjitha raportimet për konfliktin janë nga rajoni separatist i Donbasit në lindje të Ukrainës, veçanërisht nga Donetsk dhe Luhansk, kryesisht entitete rusisht-folëse që Rusia i njohu si shtete të pavarura më 21 shkurt.

Ky ishte shkaku për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i dhënë Moskës pretekstin për të pushtuar, duke pretenduar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i “mbronte” ata nga sulmi nga Ukraina, një akuzë që Ukraina e mohon fuqishëm.

Në transmetimet ruse, lufta në pjesën tjetër të Ukrainës, lufta që shumica e njerëzve në mbarë botën po dëshmojnë, është injoruar kryesisht, rrënojat e Mariupolit të mbetura pas bombardimeve ruse; skelat e djegura të shtëpive dhe ndërtesave në Kharkiv, Chernihiv, Kherson, Zhytomyr dhe qytete të tjera të shkatërruara nga sulmet ajrore ruse; lagjet e banuara në kryeqytetin Kiev, së bashku me banorët e tyre të tronditur dhe të gjakosur që ikin nga granatimet ruse, pothuajse asnjë nga këto nuk shfaqet në TV rus. Në rast se transmetohet, fajësohe forcat ukrainase.

CNNshkruan se raportimet janë emocionale, shpesh të mbushura me akuza dhe kërcënime të zemëruara. Në një nga emisionet më të njohura të bisedave ruse, drejtuesi, Vladimir Solovyov, kundërshton Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, në një moment duke ironizuar raportimet e mediave amerikane se presidenti rus Vladimir Putin, nuk është duke u informuar nga ndihmësit e tij për atë që në të vërtetë po ndodh në Ukrainë.

/b.h

Next Post
Mjekuan Nuredin Dumanin pas atentatit, mjekët e spitalit të Fierit dalin para gjykatës

Mjekuan Nuredin Dumanin pas atentatit, mjekët e spitalit të Fierit dalin para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In