• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët në Adriatik/ Anija ‘spiune’ e flotës moskovite rrezikon gazsjellësin TAP! Shoqërohet nga një luftanije e armatosur me raketa lundrimi

by Java News
22/12/2022 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit.  “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan. Është një anije shumë e veçantë: një rimbushëse skuadriljeje, që synon të shoqërojë ekspeditat me rreze të gjatë të flotës së Moskës, por që përdoret shpesh për të spiunuar aktivitetet e NATO-s.

Lëvizjet e “Akademik Pashin” janë përshkruar nga disa analistë se pavarësisht se ishte një repart ushtarak, ajo mbante të ndezur sistemin që transmetonte pozicionin. Ekspedita e anijes filloi javën e kaluar nga porti sirian i Tartous, foleja e marinës ruse në Mesdhe. Që prej ditës së djeshme ajo ndodhet në Kanalin e Otrantos.  Fillimisht u ndal në kabllon e nëndetëses OteGlobe, një lidhje me fibra optike që lidh Barin me Greqinë. Pastaj ajo u zhvendos drejt tubit të zhytur të TAP.

130 metra e gjatë, “Akademik Pashin” është anija më moderne e këtij lloji në shërbim në forcat e armatosura ruse: misioni i saj debutues në prill 2020 ishte spiunazhi i provave të nëndetëses bërthamore franceze Suffren. Në gusht ajo nisi lundrimin nga Balltiku dhe u drejtua në jug, e ndjekur menjëherë nga Marina Mbretërore Britanike dhe avionët zbulues amerikanë: më 24 gusht ajo hyri në Mesdhe dhe ka vazhduar aktivitetet e saj që atëherë.

Ajo nuk është vetëm por shoqërohet nga një luftanije ruse, e armatosur me raketa lundrimi: dy ditë më parë një satelit Sentinel fotografoi anijen misterioze. Ishte vetëm katër kilometra nga kryqëzori amerikan “Leyte Gulf”, i cili shoqëron aeroplanmbajtësen “George Ë. H Bush”. Në zonë ndodhet edhe anija luftarake italiane “Andrea Doria”, e angazhuar në një stërvitje të Aleancës Atlantike. Pas mbërritjes së njësive ruse, helikopterët e marinës amerikane bënë fluturime të gjata vëzhgimi, me mbështetjen e një avioni me dy motorë P72 të Forcave tona Ajrore: një lojë e madhe lufte në brigjet e Pulias.

Zona e kësaj sfide detare është mu në mes të Adriatikut, pranë Garganos. Ky është operacioni i shumëfishtë i nisur nga Moska për të mbajtur presionin ndaj NATO-s, duke treguar gatishmërinë për të përdorur çdo mjet dhe për të dëshmuar për një prani agresive edhe në Mesdhe.

Situata të këtij lloji kanë ndodhur shpesh që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke i shndërruar brigjet italiane në frontin e dytë të konfliktit. Tani për herë të parë është shtuar lundrimi kërcënues në tubacionet e energjisë, duke këmbëngulur në pozicionin e TAP: një gazsjellës që del nga fushat e Azerbajxhanit që është bërë strategjik pas ndërprerjes së flukseve nga Rusia. Jo çuditërisht, misioni i “Akademik Pashin” u nis pas vendimit evropian për vendosjen e një tavani të çmimit të gazit për të shmangur shantazhet nga Kremlini. Një veprim që zëdhënësi i Putinit e quajti “të papranueshme”, duke premtuar se “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”./m.j

Next Post
Elbasan/ Efektivi i policisë bashkë me dy të tjerë rreh kolegun, pezullohen nga detyra

Elbasan/ Efektivi i policisë bashkë me dy të tjerë rreh kolegun, pezullohen nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

January 2, 2026
Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

January 2, 2026
Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

January 2, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Dëbora zbardh Qarkun e Shkodrës, autoritetet apel për kujdes në rrugë

January 2, 2026
23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

January 2, 2026
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Të dehur dhe të intoksikuar, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital pas natës së ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com