• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusët drogojnë dy diplomatë amerikanë gjatë konferencës në Moskë

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy zyrtarë amerikanë që po udhëtonin me pasaporta diplomatike janë droguar teksa kanë marrë pjesë në një konferencë, vitin e kaluar, në Rusi. Njëri prej tyre madje është hospitalizuar, për sic erdhën në përfundim zyrtarët, të kishte qenë pjesë e një sjelljeje të ngacmimit të Rusisë ndaj diplomatëve amerikanë, e cila po përshkallëzohet.

Incidenti ka ndodhur në një bar ose në hotelin ku diplomatët amerikanë po qëndronin, pasi ishin duke marrë pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, që u mbajt në nëntor në Shën Petërsburg. Kjo gjë ka ngritur shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që ka shprehur indinjatën në Moskë, thonë zyrtarët e qeverisë amerikane, të cilët kanë njohuri për këtë ngjarje.

Por ngjarja nuk ishte dramatike deri në qershor, kur një diplomat i akredituar i SHBA-së, u ndalua para ambasadës amerikane në Moskë, të cilin zyrtarët në Uashington e ekzaminuan dhe konstatuan se ishte droguar në nëntor dhe arritën në përfundim që kjo ishte pjesë e një modeli të caktuar. Departamenti i Shtetit ka sugjeruar se ngacmime të tilla janë shndërruar në shqetësim në dy vitet e fundit.

Sipas zyrtarëve të qeverisë së SHBA-së edhe një tjetër ish-zyrtar ka pasur njohuri për rastin e drogimit të diplomatëve të cilët ishin pjesë e delegacionit të SHBA-së, që po merrnin pjesë në konferencën kundër korrupsionit që u mbajt më 2-6 nëntor në Rusi.

Kjo ishte konferenca e parë zyrtare në të cilën Moska ua lejoi pjesëmarrjen përfaqësuesve të qeverisë amerikane; pasi SHBA, Bashkimi Evropian dhe aleatët vendosën sanksione kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë më 2014.

Sipas listës së pjesëmarrësve, në konferencë kanë marrë pjesë njerëz nga e gjithë bota, përfshirë edhe 21 persona nga byro të ndryshme brenda Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së dhe po ashtu disa amerikanë të tjerë, përfshirë akademikë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me disa persona nga organizatat joqeveritare që kanë qenë të pranishëm në këtë konferencë por ata kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë incident.

Një zyrtar i qeverisë amerikane i ka thënë Radios Evropa e Lirë se hetuesit amerikanë kanë ardhur në përfundim se dy amerikanëve – një burri dhe një gruaje – iu është hedhur në pije një lloj droge që përdoret për raste të përdhunimit, në ndonjë bar në Shën Petërsburg ose në hotelin ku po qëndronin.

Njëri nga amerikanët ishte dërguar në një klinikë për trajtim dhe i ishin marrë mostra të gjakut në mënyrë që të përcaktohej se nga çfarë vuante, por në spitalin ku ai po qëndronte gjatë ekzaminimit papritur kishte pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe stafi mjekësor nuk kishte mundur të analizonte mostrat e marra, ka thënë një zyrtar.

Më pas ky person ishte dërguar jashtë vendit për trajtim mjekësor, por mostrat nuk kishin mundur të merreshin dhe të analizoheshin pasi ishte shumë vonë.

Për shkak se zyrtarët që kishin marrë pjesë në këtë konferencë nuk ishin zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë, Departamenti i Shtetit kishte vendosur që lidhur me këtë rast të protestonte kundër Moskës qetësisht.

Një notë proteste i ishte dërguar Moskës, por zyrtarët rusë kanë kërkuar të dhëna konkrete që dëshmojnë se zyrtarët janë droguar. Amerikanët nuk kanë mundur të ofrojnë prova të tilla.

Në fund, zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se përgjigja që iu kanë dhënë zyrtarët rusë hetuesve lidhur me këtë incident ishte se “pa të dhëna të tjera, nuk mund të bëhet më shumë”.

Ambasada ruse nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë për të komentuar këtë ngjarje.

Incidentet e drogimit të të huajve nëpër baret në Rusi nuk janë të pazakonta dhe ato shpesh bëhen me qëllim të grabitjes. Departamenti i Shtetit ka udhëzues specifik për qytetarët amerikanë lidhur me rrezikun me të cilin mund të ballafaqohen nëpër baret në Rusi.

Por, rasti i dy zyrtarëve amerikanë nuk është i ngjashëm me këto incidente tipike, pasi ato zakonisht ndodhin nëpër klube të natës dhe bare që frekuentohen shumë.

Zyrtarët amerikanë nuk ishin bashkë në kohën kur janë droguar. Po ashtu nuk ka indikacione se ata kanë qenë viktima të grabitjes, ka thënëpër Radion Evropa e Lirë, zyrtari i qeverisë amerikane.

ma.me

Next Post
FIFA u jep dritën jeshile nëntë lojtarëve që të luajnë për Kosovën

Rreth 400 gazetarë duan të përcjellin ndeshjen Kosovë-Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

August 24, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarr pranë varrezave në Bojdan të Pukës, dyshohet për akt të qëllimshëm, në atë zonë Policia zhvilloi aksionin antikanabis!

August 24, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

August 24, 2026
Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com