Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se forcat ruse kanë bllokuar hyrjen e ushtrisë ukrainase në Detin Azov në veri të Detit të Zi.
Mediet ndërkombëtare raportojnë, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, se forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, kanë mbërritur në kufijtë e provincës Donetsk të Ukrainës dhe janë bashkuar me trupat ruse.
Sot është dita e gjashtë e luftës së trupave ruse në Ukrainë, ndërsa kolonat e gjata të tankeve e mjeteve të blinduara të Rusisë ndodhen afër kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
/b.h