Një vendim i Rumanisë për të rihapur dosjes e kryengritjes së vitit 1989 është mirëpritur kryesisht nga shoqëria civile, por dhe familjarët e viktimave.
Bëhet fjalë për ngjarjet që nuk kaluan pa viktima, ndërsa protestues rumunë u çuan kundër Nikola Çauçeskut. Në dhjetor të 1989 plot 1166 kryengritës u vranë nga forcat e regjimit, ndërsa më pas diktatori që udhëhoqi Rumaninë për 25 vite dhe e shoqja, Elena, u ekzekutuan pas një gjyqi ushtarak.
Prej asaj kohe, asnjë hetim për të zbardhur autorët e vrasjeve të protestuesve nuk është kryer.
Sot, gjysma e rumunëve mendojnë se jetonin më mirë në komunizëm dhe se kishin një standard më të lartë jetese, e megjithatë Rumania u bë pjesë e BE-së në vitin 2007. / javanews