Banorët e Zonës së Rugovës ndihen të anashkaluar nga bisedimet e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin, shkruan Koha Ditore.
Agron Nikqi, përfaqësues i shtatë fshatrave të Zonë së Drelajt, i ka thënë “Kohës Ditore” se askush nga Komisioni qeveritar për demarkacionin kufitar me Malin e Zi nuk është konsultuar me banorë dhe ata janë kundër që pa dijeninë e tyre të shënohet pika kufitare.
Ai tregon se nuk është kundër kësaj çështjeje, por paraprakisht duhet të konsultohen banorët. Nikqi ka demantuar kryetarin e Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha, se është konsultuar me banorët.









