Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari ka mbetur e shokuar nga ajo që ka gjetur në bukën e një sanduiçi që ka blerë.
Këtë të enjte ajo është ndalur në një nga kafenetë në Tiranë, ku sipas saj pretendon ushqim të freskët në paketim.
Por kur e ka hapur Rudina është shokuar, pasi buka ka qenë e mykur. E revoltuar ajo i ka publikuar pamjet në rrjetet sociale si formë denoncimi.
“Ja çfarë me ndodhi sot (dje) rreth orës 15.00 në një nga kafenetë zinxhir të famshme të Tiranes e që edhe në paketim pretendon për ushqim të freskët! S’po e bëj publik emrin e kompanisë, sepse ata e dinë cilët janë. Por nuk mund te mos i ndaja me ju këto pamje, sepse edhe tani që e kujtoj më vone revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!!
Sepse në këtë gradë që ishte myku në sanduiç sot, më bën të dyshoj që nuk është çështje rastësie dhe thjesht me një ndjesë formale, unë dyshoj se vërtetë i vret ndërgjegja. Uroj që ky postim ti ndërgjegjësojë më mirë”, shkruan Rudina.





/a.m.










