• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudina Hajdari i përgjigjet Mustafa Nanos: Bloger ambulant, i dështuar, një kasnec përbaltosës

by Java News
29/10/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Mustafa Nano, i cili shkruante për babai i saj Azem Hajdari se ishte një person me inteligjencë të ulët dhe nuk kishte asgjë për të qenë hero e për më tepër sipas tij, nuk e meritonte një zyrë shteti.

Rudina Hajdari në një përgjigje të ftohtë shkruan se Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant dhe se shkruan për të goditur.

“Kush është ky Mustafa Nano për të gjykuar se kujt i ngrihet apo jo statuja? Ky një ish-kandidat i dështuar i Partisë Demokratike që zvarritet në dështimin e tij, si në ujërat e gazetarisë ashtu edhe të politikës përmes një sulmi ndaj Azem Hajdarit?

Mustafa Nano e fillon sulmin e tij ndaj Azem Hajdarit duke thënë se “e njoh Azem Hajdarin”. Dëshiroj të theksoj se nuk e kam takuar asnjëherë Mustafa Nanon. Emrin e tij e kam dëgjuar në mënyrë të turbullt derisa u njoha me sulmin e tij të ulët ndaj Azem Hajdarit. Azem Hajdari i dha lirinë Shqipërisë, përmes trimërisë, vetëbesimit, dinjitetit dhe moralit. Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant. Sulmi i tij ndaj Azem Hajdarit- publikuar në 28 tetor- shënoi një nivel tjetër të ulët të Mustafa Nanos në turra vrapin e tij mediatik drejt batakut.

Mustafa Nano është një “blogger”, i vetëshpallur “analist politik”, i cili tek-tuk shfaqet në ekranet televizive për të dhënë “mendimet” e tij mbi aktualitetin. Konkurrenca për të marrë sa më shumë like është e lartë. Me mijëra artikuj botohen në gazetat, revistat e portalet online dhe blogerët si Nano kërkojnë vëmendje nga audienca.

Për të fituar lexueshmëri dhe klikime, Nano përdor disa teknika të veçanta. Ai shkruan për të goditur. Shenjestra e radhës e sulmeve shpifëse dhe të pabaza të tij ishte Azem Hajdari. Fill pas përurimit të shtatores në Tropojë, Mustafa Nano shkroi një artikull se pse Azem Hajdari nuk e meriton një statujë. Qartazi, z.Nano e konsideron veten të kualifikuar për të vendosur se kush e meriton apo jo një statujë.

Shqipëria ka nevojë për një media të lirë – të gjithë kanë të drejtë të komentojnë e të flasin për të vërtetën. Media është shtylla e pestë e demokracive funksionuese e ka si mision të përcjellë tek publiku vetëm të vërtetën. Në Mbretërinë e Bashkuar zbatohet vullnetarisht një kod gazetaresk, ku gazetat nuk raportojnë mbi ngjarjet që janë në proces gjyqësor. Gazetat europiane angazhohen për të mbrojtur identitetin e burimeve të tyre- për të ndalur riskun e përndjekjes për ata që kontribuojnë në një artikull. Sisteme të ngjashme ekzistojnë në vendet perëndimore, si Hollandë, Gjermani dhe SHBA. Kur po e diskutoja këtë artikull me gazetarë të mediave ndërkombëtare, përgjigja e tyre ishte paekuivok- një shembull se si të shkruash një artikull për të ofenduar dhe denigruar figurën e një personi dhe nuk është një shkrim për t’u botuar, si nga ana ligjore ashtu edhe nga etika gazetarske.

Nuk ja vlen ta njohësh në imtësi lexuesin me punën e Mustafa Nanos, mjafton të klikosh në Google emrin e tij për t’u njohur me masën e disinformimit dhe shpifjes që bartin shkrimet e tij. Kushdo që e lexon, e kupton se nuk është Dickens, Shakespeare, Kadare apo Tolstoi. Ndyshe nga esetë e Graham Grëne, që i karakterizonte personazhet e tij me elegancë apo editorialistët e revistave amerikane si Truman Capote, i cili portretizonte profilin e personaliteteve përmes një analize të pastër, Nano shkruan për të goditur. Mesa duket, artikujt përbaltës janë specialiteti i vetëm i tij. Ai nuk do të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar në gazetari për këtë dhe kjo shpjegon se pse shkruan në mënyrë kaq disinformuese. Gazetarët britanikë i konsiderojnë këto artikuj të Nanos si “gazetari për faturat e dritave”.

I shpërdoruar politikisht në oborrin e së majtës dhe i braktisur në qoshkun e harresës së publikut, Mustafa Nano bluan një sërë mizerish. Me ingredientë të urrejtjes nda vendit te tij, ai “pudrosi” opinionin publik me pluhurin e intolerancës fetare. Filloi të sulmonte librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit, merrte fraza nga ëikipedia dhe i përdridhte sipas oreksit të tij për të sulmuar një nga virtytet më të mëdha të shqiptarëve, tolerancën fetare.

Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar.

Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar.

E ndërsa Shqipëria ka një sërë problemesh, një nga arritjet më të mëdha të vendit është të paturit e një sistemi politik që s’i le hapësirë platformave ekstreme të djathta apo të majta. Por, Nano bën përjashtim. Ai është nga ata që abuzojnë moralisht dhe ofendojnë për të tërhequr vemendjen. Shtatoret përfaqësojnë një histori të gëzueshme në historinë tonë të dhimbshme. Nano u angazhua për ta prishur këtë moment-mbase për shkak se puna e tij do të përfundojë në gjirizet e Google-it. Sot atij mund t’i duket vetja i njohur, por nesër do të harrohet ndërsa Azem Hajdari do të jetojë përgjithmonë-  shkruan Rudina Hajdari.

Next Post
Video/ Vdekja e papritur, ja intervista e fundit e Adelës si gazetare

S’të them dot lamtumirë bukuroshe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In