• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rudi Vata: Takaj, matrapaz i futbollit shqiptar

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudi Vata ka akuzuar presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj, si njeriun që ka prishur imazhin e futbollit shqiptar në Evropë. Ish-kapiteni i Shqipërisë ka qenë prej kohësh kundërshtar i Takajt dhe të dy kanë debatuar ashpër edhe direkt në televizion. Ai kishte parashikuar se Skënderbeu do të dënohej nga UEFA, për trukime të ndeshjeve.

Në një intervistë me “Panorama Sport”, Vata nuk kurseu as ironinë për deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Pas përfundimit të Europianit, një lajm i keq për futbollin shqiptar ishte dënimi i Skënderbeut nga UEFA dhe, më pas, konfirmimi edhe në CAS. Ju keni parashikuar që korçarët do të dënoheshin, por gjithsesi përfundimisht vendimi ishte vetëm me një 1 vit jashtë Europës…

Për mua, ky ka qenë një dënim shumë i butë. Përderisa është vërtetuar që pjesëtarët e klubit të Skënderbeut kanë bërë veprime të tilla, atëherë gjykoj se është falur. Duhet të ishte një dënim i ashpër, për ta bërë këtë klub shembull dhe natyrisht ata persona që e drejtojnë, të cilët e kanë degjeneruar futbollin shqiptar.

Gjithsesi, klubi korçar ka reaguar dhe e ka cilësuar dënimin jo të bazuar në fakte…

Për kë po flisni, për ata që dalin në studio televizive dhe flasin si gjeni të futbollit, sikur na kanë bërë shpikje?! Është e vërtetë dhe nuk e mohoj dot që këta njerëz për 20 vjet kanë bërë shpikje për t’i çmendur njerëzit nga mendja, duke manipuluar ndeshjet. Këta persona kanë nxjerrë nga rruga e drejtë lojtarë të rinj dhe njerëz të ndershëm. Kjo është e vërteta e hidhur me klubin e Skënderbeut, prandaj dhe e theksoj se është dënuar pak. Korçarët e ndershëm e dinë shumë mirë, ndërsa për ata që nuk e kuptojnë, ndiej keqardhje. Shpresoj që tashmë pas kësaj që ndodhi të zënë mend ata të tjerët, që janë në rrugën e Skënderbeut. Futbolli luhet në fushë, jo në tavolinë, ashtu siç janë konsumuar disa shqiptarë në këto 20 vite. Kjo është rruga më e pandershme për t’u bërë i pasur në kurriz të futbollit. Ne, që kemi derdhur djersë për futbollin, duke sakrifikuar për shumë vite me lojë të ndershme dhe duke thyer duar e këmbë, kur përballemi me këta njerëz, na thonë: “Kush je ti që më gjykon mua?”.

Kujt i referoheni?

Vetë presidenti i Skënderbeut, matrapazi i futbollit shqiptar. Dhe kujt ia ka thënë, mua që kam lënë nënë e babë, sepse kam dashur më shumë futbollin. Tradhti më të madhe se i ka bërë Skënderbeu qytetit të Korçës nuk ka. Megjithatë, ky matrapaz i futbollit tani le ta gëzojë dënimin dhe të hedhë miliona të tjerë që i ka bërë me politikë. Por, nga ky moment, ky zotëri dhe klubi i Skënderbeut është i monitoruar në çdo ndeshje. Me këta njerëz, futbolli shqiptar kurrë nuk ka për të bërë përpara. Ata lojtarë të Skënderbeut nuk kanë se si të rriten shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht, kur ata nuk luajnë ndershëm. Në këtë aspekt do të ketë deficite.

Megjithatë, përtej akuzave të ashpra që ju po bëni, ju vëmë në dijeni që edhe drejtues të lartë të FSHF-së, në rastin konkret sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, e kanë cilësuar si absurd dënimin e Skënderbeut. Si e komentoni?

Dakord, por tani kuptojeni edhe ju që Ilir Shulku nuk mundet të flasë më tepër se çfarë i thonë që të deklarojë për këtë situatë. Ky person gjithashtu nuk mund të bëjë më tepër, nga sa e mësojnë të sillet për raste të tilla. Pra, në këtë aspekt, nuk duhet ta paragjykojmë shumë sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, sepse nuk vendos ai. Nuk mund të flas më shumë për Shulkun, sepse ai nuk ka mundësi të thotë atë që realisht duhet të thotë. Në këtë moment ne jemi përpara një fakti të kryer, kur UEFA dhe pastaj CAS kanë marrë një vendim. Nuk e kanë dënuar Skënderbeun gjykatat dhe prokurorët shqiptarë.

Partizani kërkon titullin e sezonit të fundit, si e gjykoni?

Kjo është logjike. Dua të kujtoj se Skënderbeun e kanë dënuar pikërisht ata njerëz që i dhanë të drejtë Shqipërisë për ndeshjen në Serbi. Ne atëherë u gëzuam shumë që, më në fund, fitoi drejtësia për atë që ndodhi në Beograd. Tashmë ata, të cilëve nuk u pëlqen ky vendim i UEFA-s, mund të jenë të përfshirë në këtë vorbull. Kush e mbron këtë tezë, atëherë i bie të jetë kundër futbollit dhe kundër Shqipërisë.

Pas kësaj që ndodhi, çfarë prisnit ju të bënin drejtuesit e Skënderbeut?

Me sa di, nuk kanë kërkuar as falje ndaj qytetit të Korçës. Kjo është më minimalja që duhet të bënin, sepse janë tallur me një qytet të tërë. Ata tifozë humbën të drejtën për të ndjekur skuadrën e tyre në Champions, sepse ishte e përlyer. Çudia më e madhe ishte se askush nuk mori përgjegjësi dhe të paktën të thoshte që është gabuar. U mbyll si çdo gjë në Shqipëri, por shpresoj që kjo reforma në drejtësi, t’i ndërgjegjësojë edhe më shumë njerëzit. Është e rëndësishme që këta njerëz, kur të dalin në TV, të jenë të vërtetë, jo të shesin mend. Kështu është kur bën poshtërsira dhe antifutboll. Erdhi një ditë që UEFA të fali dhe të toleroi, sepse edhe ajo mendon se jemi vend i vogël dhe klubet tona duan të fitojnë disa para. Por jo kështu, u bëmë gazi i botës dhe pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte në Europian.

E keni fjalën për imazhin?

Patjetër, ju nuk e keni idenë se sa ndikon kjo në imazhin e futbollit shqiptar. Nuk ka kush e pyet presidentin e Skënderbeut, sepse s’e njeh askush, ndërsa lojtarët shqiptarë që kanë bërë emër në Europë ndihen keq kur u përmendin këto gjëra, pasi shohin mediat që shkruajnë përherë.

PanoramaSport/d.i.

Next Post

Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër/ Familjarët kërkojnë lirinë për shoferin në koma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij! Më 27 prill nis gjyqi në themel në GJKKO

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In