• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti me 3 viktima në Gjirokastër/ Familjarët kërkojnë lirinë për shoferin në koma

by A R
28/07/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Irfan Hasanajt, 31- vjeçarit me origjinë nga Gjilani, kanë kërkuar t’u mundësohet transportimi i tij për në Zvicër, shtet ku ata jetojnë prej vitesh. Drejtues i “Nissan”-it me targa zvicerane ZH 750960, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pasi mjeti i tij u përplas me furgonin me targa AA 760, LI që drejtohej nga 58-vjeçari Hasan Dedja.

Si pasojë e këtij aksidenti, mbetën të vdekur bashkëshortja dhe djali i këtij të fundit, ndërsa humbi jetën edhe një fëmijë i familjes kosovare. Burime nga Prokuroria bënë të ditur se është duke u vlerësuar e gjithë klauzola ligjore, me qëllim që 31- vjeçarit Hasanaj t’i jepet mundësi shpëtimi.

Aktualisht ai është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, dhe në masë arresti ai nuk mund të kalojë dot kufirin. Ndaj siç mësohet, organi i akuzës, me kërkesë të familjarëve të të plagosurit, por duke vlerësuar edhe faktin se jeta njerëzore është më e rëndësishme në këto momente, do të kërkojë lirimin e tij. Vetëm në këtë mënyrë, të plagosurit rëndë do t’i hapet drita jeshile për ta kaluar në kufi.

“Kërkesa për pavlefshmërinë e arrestimit ndaj shtetasit kosovar, ndërmerret në një kohë, kur atij i luhet jeta për shkak të gjendjes mjaft të rënduar shëndetësore. Gjendja e tij është shumë e rëndë dhe ndodhet në koma prej momentit të aksidentit dhe nuk ka njohur përmirësim. Për këtë, familjarët e tij, të cilët kanë ardhur nga Kosova dhe Zvicra, kanë kërkuar ndërhyrje më të specializuar në Zvicër, me shpresën se ai do ta kalojë rrezikun.

Por një veprim i tillë, konsiderohet i pamundur në kushtet kur Policia e Gjirokastrës caktoi masën e arrestit për të, së bashku me shoferin e furgonit, me të cilin u përplas, si shkaktarët e ngjarjes tragjike në kthesën e Mashkullorës, 4 km në veri të Gjirokastrës, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Rrjedhimisht kur humanizmi i tejkalon arsyet ligjore, organi i akuzës në Gjirokastër do të kërkojë lirimin e tij, për t’i hapur rrugë kështu, daljes nga Shqipëria të Irfan Hasanajt dhe kurimin e tij në Zvicër”, u shprehën burime nga Prokuroria e Gjirokastrës./Panorama/a.m.

Next Post

VIDEO/ Emocionet e propozimit për fejesë, ja si funksionon zemra në ato momente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 19, 2026
Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

Zvërneci u harrua, parti të re jo, çfarë po kërkon kjo protestë?!

June 19, 2026
Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Pikat e përbashkëta të kontrolleve kufitare, miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Maqedoni e Veriut

June 19, 2026
Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

June 19, 2026
Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

June 19, 2026
10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

June 19, 2026
Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In