• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi uron Krishtlindjen: Mesazhi i festës, më domethënës se asnjëherë

by A R
24/12/2020 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, uroi besimtarët e krishterë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Krishlindjes.

“Në ditën e bukur të Festës së Lindjes së Krishtit, u uroj besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shqiptarëve shëndet dhe lumturi në vatrat familjare. Është i dyti vit që shqiptarët dhe i pari dhjetor që besimtarët anembanë globit nuk e festojnë Krishtlindjen siç do të dëshironin. Tërmeti i 26 nëntorit na detyroi për një kohë të rrinim me ankth në shtëpitë tona dhe fëmijët të luanin jashtë tyre, ndërsa pandemia na detyroi të mbylleshim në shtëpi dhe të kufizohemi nga gëzimet e jetës. Uroj që këto të jenë kufizimet e fundit të festave dhe jetëve tona. Nga mot, do festojmë të gjithë bashkë dhe emigrantët do të vijnë lehtësisht te të afërmit dhe atdheu i tyre”, shprehet ai.

Po ashtu, Ruçi shton se mesazhi i Krishtlindjeve është më i fuqishëm dhe më domethënës se asnjëhere në jetën e brezave që sot festojnë: familja, besimi, ndihma, solidariteti, mirënjohja, komuniteti, përkushtimi dhe mirësia janë sfiduesit më të mëdhenj të pandemisë. Pas muzgut që shkaktoi pandemia, po agon  drita që vjen prej dashurisë, forcës njerëzore dhe dëshirës për jetën. Te fuqia dhe bukuria e besimit të zbulojmë bukurinë e dashurinë njerëzore.

“Le të vazhdojmë t’i nxjerrim jashtë jetëve tona armiqsitë, konfliktet, individualizmin, egoizmin dhe teprimet dhe t’i kushtohemi mbrojtjes së jetëve njerëzore. Pasioneve dhe egocentrizmit t’u kundërvemë përkushtimin për të ndihmuar, shëruar, shërbyer e shpëtuar jetë.Diferencat e dallimet midis nesh nuk janë rreziku ynë, por burimi i fuqisë sonë dhe i pasurisë së shoqërisë, pjesë e mozaikut të vlerave tona. Dashuria për tjetrin, nevojtarin e të ndryshmin; harmonia e paqja me ata që na rrethojnë; gëzimi i jetës dhe i fëmijëve; shpresa se nesër gjithshka do të jetë më mirë; janë sot kuarteti i vlerave që duhet të na udhëheqin. Festa e Krishtlindjeve është çasti i duhur për të na nxitur drejt idealeve e modeleve më të mira që aspirojmë në jetët tona: mendjehapjes e bujarisë, afeksionit dhe vetëpërmbajtjes, largimit prej veseve dhe afrimit me vyrtytet. Festa e Krishtlindjeve është mundësia për të nderuar edhe njëherë mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të betejës për mbrojtjen e jetëve.”, shkruan në mesazhin e urimit, Gramoz Ruçi.

/a.r

Next Post
Aeroporti i Rinasit: 15 fluturime të konfirmuara për nesër, ja destinacionet

Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 15 fluturimet e konfirmuara për të premten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In