• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi takon kreun e OSBE dhe ambasadorin e Zvicrës/ Ja çfarë u diskutua

by Java News
02/06/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Digjitalizimi i gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar eshte ne qender te projektit qe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe do të zbatohet nga Prezenca e OSBE-së dhe Zyra e Institutit Kombëtar Demokrat të ShBA në Shqipëri, ne ndihme te Kuvendit te Shqiperise.

Per kete eshte disktuar gjate takimit qe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pati me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, dhe Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të projektit “Mbështetje Kuvendit dhe Projektit për Edukimin Qytetar”, PACEP.

Projekti synon të fuqizojë Kuvendin e Shqipërisë, në kryerjen e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese në mënyrë sa më efikase, si edhe të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes legjislative.

Projekti po kontribon në ngritjen e sistemit e-legislation për Kuvendin, i cili do të mundësojë digjitalizimin e të gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar. Projekti do të mbështesë ngritjen e Institutit Parlamentar, duke u mbështetur në ekspertizën e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, si edhe do të fuqizojë shërbimet thelbësopre të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderoi  Ambasadorin e Zvicrës Maître për financimin e këtij projekti si edhe Ambasadorin e OSBE-së Borchardt për fillimin  e suksesshëm të zbatimit të tij.

“Fillimi i zbatimit të projektit erdhi në një kohë që para Kuvendit të Shqipërisë u shtrua imperativi i funksionimit online dhe kontributi i projektit PACEP ishte një mbështetje e madhe për zhvillimin online të mbledhjeve të komisooneve dhe veprimatrive të tjera parlamentare. Në këtë mënyrë Kuvendi i përmbushi me sukses funksionet tij ligjjvënëse dhe kontrolluese edhe gjatë pandemisë. Ishte edhe kontribut i këtij projekti që Kuvendi siguroi transparencë maksimale dhe akses të oplotë të medias dhe qytetarëve në veprimtarinë parlamentare gjkatë pandemsië.”, nënvizoi Kryuetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë është ndër parlamentet e parë europianë që funksionoi online dhe krijoi një eksperiencë unike, të dobishme edhe për parlamentet e tjera, sidomos për sigurimin e informimit në kohë reale për veprimtaritë parlamentare,  transparencën e mbledhjes së komisioneve dhe veprimtarive të tjera si edhe informimin e publikut dhe qytetarëve.

Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë funksionoi me intensitet dhe produktivitet të lartë edhe gjatë pandemisë së Covid-19, duke përmbushur detyrat ndaj vendit dhe qytetarëve. Gjatë këtyre muajve Kuvendi i Shqipërisë krijoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila mund t’u shërbeje edhe parlamenteve të vendeve të tjera të Europës dhe botës. Dhe Ju, si Kryetar, meritoni përgëzimet më të larta për kontributin dhe lidershipin Tuaj të urtë.”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadorët Bernd Borchardt dhe Adrian Maître biseduan dhe vlerësuan masat e Qeverisë së Shqipërisë për daljen nga pandemia, fillimin e rritjes  së ekonomisë dhe normalizimin e jetës ekonomike e sociale të vendit.

Gjithashtu, Ruçi dhe ambasadorët Borchardt dhe Maître diskutuan edhe mbi ecurinë e reformës zgjedhore si edhe objektivin e Kuvendit që reforma të kryhet brenda këtij sesioni parlamentar.

Next Post
“E dinte e gjithë zona, askush s’fliste”/ Rrëfehet vëllai i 15-vjeçares: Video më erdhi dhe mua, kanë abuzuar në grup

“Djali im u drogua nga 65-vjeçari"/ Nëna e 20-vjeçarit mohon akuzat. Vëllai i 15-vjeçares së përdhunuar: Kam parë fotot në krevat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In