• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ruçi merr mbështetjen e kryeparlamentarëve të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për hapjen e negociatave

by Java News
16/05/2018 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në datat 15 dhe 16 maj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi, zhvilluar në Stamboll.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare, Kryetari i Kuvendit takoi Kryetarët e Parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe u kërkoi mbështetjen për çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë në mbledhjen e qershorit 2018.
Kryetari i Parlamentit Grek, Nikos Voutsis, premtoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Greqisë për hapjen e negociatave në mbledhjen e Qershorit. Dhe kjo mbështetje është e merituar.

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsveta Karayahncheva, nënvizoi se Bullgaria si vendi që ka presidencën e BE, mbështet plotësisht integrimin evropian të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave në mbledhjen e qershorit. Për më tepër, Presidenca Bullgare do të bëjë një paraqitje mjaft pozitive të arritjeve të Shqipërisë në plotësimin e kritereve të integrimit.

Kryetari i Senatit të Rumanisë, Călin Popescu-Tăriceanu, premtoi se Rumania do të jetë një avokate e fuqishme e Shqipërisë për çeljen e negociatave në mbledhjen e qershorit, si një hap drejt integrimit të Shqipërisë dhe stabilitetit e prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në Konferencë, z. Ruçi nënvizoi se PABSEC, duke përfaqësuar një rajon të botës me kultura, besime, histori e tradita të ndryshme zhvillimi, është e hapur për bashkëpunime më të gjera. Edhe pse PABSEC është një organizate rajonale, përgjegjësia jonë është evropiane e globale.

Në këtë kontekst, z.Ruci bëri thirrje që PABSEC të zgjerojë bashkëpunimin me Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, NATO-n, OSBE-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Mozaiku i kulturave dhe vlerave që promovojnë vendet e rajonit të Detit te Zi duhet të mbështetet në ekonomi të forta, zhvillim të qëndrueshëm dhe sisteme solidare, për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, që ata të gëzojnë më shumë liri, të jetojnë në shtete e shoqëri, të cilat demokratizohen vazhdimisht.

Përparësitë e këtij bashkëpunimi do të vazhdojnë të jenë integrimi ekonomik dhe zhvillimi i qëndrueshëm, infrastruktura dhe energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, arsimi, kultura, mbrojtja sociale, tregjet financiare dhe sistemet bankare si edhe fusha të tjera që mund të sugjerojnë nevojat e zhvillimit të vendeve tona.

Gjatë Konferencës. Kryetari i Kuvendit Ruci u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Kobakhidze, me të cilin ndanë të njëjtat vlerësime se parlamentet respektive duhet të punojnë që bashkëpunimi i mirë politik midis të dy qeverive duhet të konkretizohet në shtimin e përpjekjeve të bashkëpunimit ekonomik. Kryeparlamentari Ruçi i kërkoi homologut që Gjeorgjia të rishikojë qëndrimin e saj ndaj njohjes së Kosovës.

ma.me

Next Post
“Internet për të gjithë”, ALBtelecom i ofron shqiptarëve stacionin e paharrueshëm veror

“Internet për të gjithë”, ALBtelecom i ofron shqiptarëve stacionin e paharrueshëm veror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In