Portali Politiko.al shkruan sot se Gramoz Ruçi është nisur urgjencë drejt Vlorës dhe ka lënë qytetin e Fierit, ku ai kandidon. Sipas këtij portali, Ruçi është nisur drejt Vlorës si rezultat i pjesëmarrjes së vogël të votuesve.
Burime nga PS kanë thënë për Lexo.al se ky informacion nuk është i saktë. Gramoz Ruçi nuk është në Vlorë, gjendet aktualisht në Fier.
Po burime nga stafi i tij na kanë thënë se Ruçi është tek selia e PS-së në Fier. /LEXO.al