RTL artikull për bukuritë e Shqipërisë, Rama: ‘Xhevahiri ballkanik’ që po kthehet nga një sekret, në destinacion turistik botëror

RTL Radio i ka dedikuar një artikull bukurive magjepëse të Shqipërisë, trashëgimisë kulturore, bregdetit, turizmit dhe historisë, tregon edhe një herë se vendi ynë ka kaluar nga një sekret në destinacion të hartës turistike europiane.

Jehonës që ka lënë pas ky shkrim i ka kushtuar mëngjesin e sotëm edhe një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama.

Nga Aplet në Rivierën shqiptare është objektivi që përshkruan bukuritë shqiptare, si një “xhevahir ballkanik”, duke kaluar nga Dhërmiu, Ksamili, Himara, Parku Kombëtar i Vjosës, Berati dhe Gjirokastra, si trashëgimi të UNESCO.

Këto bukuri joshin çdo ditë dhe më shumë turistët e huaj që ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion pushimesh.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“Shqipëria-Nga Alpet në Rivierë, një udhëtim që të mbetet në zemër.

RTL Radio në serinë e saj për destinacionet e pushimeve në Europë ka ndaluar në Shqipëri – “xhevahiri ballkanik” që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane.

Nga Alpet e Shqipërisë, deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, duke kaluar përmes Parkut Kombëtar të Vjosës dhe qyteteve UNESCO si Gjirokastra e Berati, kjo guidë e plotë u ofrohet pushuesve europianë për pushimet e tyre në Shqipërinë tonë”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.