• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrushi, ilaç i mirë për tumoret e zemrën

by
02/09/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrushi, ilaç i mirë për tumoret e zemrën 

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera” – do të shprehej kështu mjeku i famshëm nga Nju Yorku, dr. A Liebstein, në vitin 1927. I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës. Ndërsa lëvorja e

rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiake, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadez kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve.

Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.

Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dezintoksikuese), rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

Omega 6 dhe 9

Farat e rrushit aktivizojnë edhe mikro-qarkullimin e lëkurës, gjë e cila ndihmon në mos plakjen e shpejtë të saj. Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, e cila sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës. Ndërsa vaji i farave të rrushit përdoret për masazh edhe tek flokët e thatë

Farat e rrushit

Numri më i madh i përbërësve të dobishëm fshihet në farat e rrushit të zi, prandaj mendohet të jetë i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit nga helmet.

Lëkura e rrushit

Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet. Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Sheqernat

Rrushi është i pasur me sheqerna në të cilat mëlçia mbështetet me të madhe, dhe i depoziton për t’i përdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar.

Rrushi i zi

Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dhe më të kompletuara. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.)

Farat e rrushit, luftojnë plakjen

Ato janë antioksiduese dhe mbrojnë lëkurën dhe flokët. Vaji i farave të rrushit njihet tashmë në kuzhinë për vetitë e mira kundër kolesterolit.  Ajo që jo të gjithë e dinë është se ajo na ndihmon edhe për të qenë të bukura përgjithmonë.  Përbërja pa yndyrë i përshtatet çdo lloj lëkure dhe thithet shpejtë nga epiderma. Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit apo të flokëve, por mund të shërbejë edhe si bazë për produktet estetike. Por çfarë kanë vallë kaq të veçantë farat e rrushit? Ato përmbajnë polifenol, molekula plot me vitaminë E të cilat janë të pasura me antioksidues natyral.

Next Post

Ironia e Bashës: Dy luanë ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

January 3, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 4 janar 2026

January 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

January 3, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

January 3, 2026
Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

January 3, 2026

Rënia e diktatorit Nicolás Maduro dhe krahasimet e paaftësisë

January 3, 2026
Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

Tre skenarët që përfliten / Kush do të udhëheqë Venezuelën pas largimit të Maduros?

January 3, 2026
Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

January 3, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj

“Maduro nuk është presidenti i Venezuelës”/ Rubio: Është kreu i kartelit që ka pushtuar vendin

January 3, 2026
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

“Betejë për demokracinë”/ Berisha: Qeveria teknike do mbështetet nga të gjithë! Së shpejti tryezë e përbashkët me të gjitha forcat politike..

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In