• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrugët dhe bujqësia, replika të ashpra mes Ramës e Bodes

by Java News
27/10/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama replikoi me ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke deklaruar se gjatë qeverisjes së demokratëve, nuk u subvencionuan fermerët. Sipas Ramës, qeveria e djathtë i la fermerët në mëshirë të fatit.

“Ju e latë fermerin në mëshirë të fatit. Nuk shpërndatë asnjë subvencionim për fermerët në 8 vite qeverisje”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se fermeri sot është në situatë tjetër. Sipas tij, fermerët e regjistruar marrin deri në 20% rimbursim.

“Ne formalizuam bujqësinë. Sot, pa NIPT fermeri nuk merr rimbursimin. Para në avancë nuk japim, por subvencionojmë deri në 20% të prodhimit. Që të flisni për bujqësinë, ju duhet të hiqni dorë nga ajo se çfarë keni bërë. Ju nuk mund të merreni si pikë referimi. Ju s’jeni personat që mund të flisni se çfarë mund të bëhet për fshatin. Shpresoj t’ju ndihmojë Partia Agrare”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për fondin e garancive bujqësore, i cili stimulon kreditë e buta për fermerët, duke hyrë shteti si garant në banka.

Rama iu adresua edhe akuzave të vazhdueshme nga opozita se qeveria e tij nuk ka bërë asnjë kilometër rrugë.
“Qeveritë vazhdojnë punën e njëra-tjetrës, megjithatë nuk duhet parë numri i kilometrave të kontraktuar. Ju keni kontraktuar rrugë në Shishtavec, për shembull, por rrugë atje nuk ka. Na thoni se nuk kemi ndërtuar rrugë rurale. E vërtetë, nuk kemi ndërtuar, por sepse më parë kemi shlyer borxhet e lëna”, tha Rama.

Bode: Bujqësia sot, më pak konkurruese
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, akuzoi qeverinë për mungesë vëmendje ndaj sektorit bujqësor. Bode tha se në 8 vite, qeveria e djathtë asfaltoi 8 mijë km rrugë rurale, ndërsa qeveria e re e pas 2013-ës, ndërpreu projektin e zhvillimit rural. Sipas Bodes, në këto kushte, rajone të tëra të thella mbeten në izolim, duke i dhënë një goditje bujqësisë në këto zona.

“Ju po e bëni bujqësinë më pak konkurruese. Keni sjellë disa eskavatorë? Kjo është gjëja më periferike që ka sot qeveria. Për ato kanalet kulluese, qeveria juaj pat firmosur një kredi me qeverinë japoneze. Pyeteni Pandin dhe ministrin e Bujqësisë që keni pasur në atë kohë. 200 mln dollarë e u mbyll ai projekt. Sot jeni duke ekzekutuar disa projekte të BB që u firmosën në vitin 2012-ë, rrjeti kullues dhe vaditës, janë diku te 100 mln euro. Keni tre vite, më tregoni një projekt që keni sjellë në ndihmë të bujqësisë, asnjë. Sigurisht që ka nevojë, por para së gjithash ju duhet të pyesni veten se çfarë keni bërë për bujqësinë. Ndërpretë programin e infrastrukturës në zonat rurale. Ne asfaltuam në zonat rurale mbi 8 mijë km rrogë, në tre vite nuk është hedhur asnjë lopatë zhavorr. Nxorëm nga izolimi territore të vendit. Ju e ndërpretë atë projekt dhe mbeten ende pjesë të tëra të territorit të vendit që nuk lidhen me tregun. Keni lënë përgjysmë edhe ato që ishin në proces ato kohë”, u shpreh Bode.

Next Post
MAPO, si ka qenë, si është, si do të jetë?

MAPO, si ka qenë, si është, si do të jetë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com