• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

by E B
05/03/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara deklaruan se kanë bërë pozicionimin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme brenda një gjenerate, në kuadër të operacionit “Tërbimi Epik”, që ka në shënjestër Iranin.

Mbi 50.000 trupa ushtarake, 200 aeroplanë luftarakë, dy aeroplanmbajtëse dhe një mori avionësh bombardues me rreze të gjatë veprimi u tha se janë përfshirë në luftë kundër Iranit.

Lufta nisi në koordinim me Izraelin, më 28 shkurt, dhe për pasojë Iranit iu vranë udhëheqës të lartë, si dhe iu dëmtua rëndë infrastruktura ushtarake, përcjell A2.

Në shenjë hakmarrjeje, Irani lëshoi dronë dhe raketa balistike në drejtim të Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin. Në disa prej këtyre vendeve, ambasadat amerikane janë mbyllur deri në një njoftim të radhës.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave të tyre. Shtëpia e Bardhë doli me qëndrim të qartë. Përmes kësaj lufte, ajo synon:

  • T’i asgjësojë raketat e regjimit iranian
  • Ta shkatërrojë plotësisht marinën iraniane
  • T’ua bëjë të pamundur degëzimeve terroriste iraniane destabilizimin e botës
  •  T’ia pamundësojë Iranit posedimin e armëve bërthamore

Thënë më thjesht, synimet lidhen me kapacitetet ushtarake dhe udhëheqjen politike të Iranit në të ardhmen.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?
Tregues afatshkurtër i suksesit të operacionit amerikan do të jetë se sa shpejt do të ulet intensiteti i sulmeve të Iranit, tha ish-ambasadori i SHBA-së i ngarkuar për luftë kundër terrorizmit, Nathan Sales, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Dan Caine, pohoi të mërkurën se ka rënë dukshëm numri i raketave balistike që ka lëshuar Irani prej nisjes së luftës – 86 për qind, ndërsa intensiteti i sulmeve me dronë është zvogëluar për 73 për qind në krahasim me ditët fillestare.

Ndryshimi i regjimit
Kur presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi fushatën ushtarake, ai iu drejtua popullit iranian me këto fjalë:

“Kur ta përfundojmë, merreni në duar qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja. Kjo mund të ketë mundësia juaj e vetme ndër gjenerata”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe dhjetëra figura tjera politike dhe ushtarake u vranë qysh në ditën e parë të nisjes së luftës. Trump paralajmëroi më 4 shkurt se kushdo që synon të ngjitet në pozita të larta, “do të përfundojë i vdekur”.

Udhëheqja klerikale është në krye të Iranit prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, në të cilin u rrëzua monarkia e shahut Mohammad Reza Pahlavi, i cili gëzonte mbështetjen e SHBA-së.

Regjimi iranian është kritikuar ndër vite se i ka lyer duart me gjakun e njerëzve të vet, pasi në disa protesta kundërqeveritare, pushteti ka përdorur dorë të hekurt, duke lënë dhjetëra njerëz të vrarë.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Jack Keane, dikur zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja dëshiron që populli iranian ta zotërojë vetë vendin e tij dhe ta qeverisë atë.

“Që publiku ta kuptojë: zakonisht, kur regjimet autoritare rrëzohen, ato zëvendësohen nga një tjetër regjim autoritar – ndoshta më pak ideologjik, gjë që mund të ndodhë edhe këtu – ndoshta më nacionalist, por një regjim me të cilin do të mund të punohet dhe që mund të drejtohet drejt një procesi tranzicioni, drejt zgjedhjeve dhe demokracisë. Kjo nuk ndodh menjëherë. Nuk po ndodh menjëherë as në Venezuelë – megjithëse është një rast tjetër – por shërben si ilustrim i dobishëm”.

Kush mund ta udhëheqë Iranin?
Për herë të parë pas 36 vjetësh, i ashtuquajturi Këshill i Ekspertëve duhet të mblidhet për të zgjedhur udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit.

Në krye të listës duket se është Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, ndonëse nuk ka mbajtur kurrë pozitë zyrtare qeveritare.

Në listë është edhe ajatollahu Alireza Arafi, 67-vjeçari që konsiderohet “njeriu tipik i sistemit”, si dhe Hassan Khomeini, nipi i themeluesit të Republikës Islamike, një klerik i moderuar, me lidhje të ngushta me kampin reformist.

Përtej Iranit, emri që përmendet më së shumti është ai i Reza Pahlavit, djalit të shahut të fundit, që jeton prej vitesh në mërgim.

Së voni, presidenti amerikan shprehu skepticizëm nëse ai mundet ta udhëheqë Iranin në të ardhmen, por as nuk përmendi ndonjë udhëheqës tjetër potencial.

Trump e pranoi se “disa njerëz e duan” Pahlavin brenda Iranit, por që administrata nuk ka menduar shumë në këtë drejtim.

Pahlavi, 65-vjeçar, në anën tjetër, pretendon se është figura ideale për të udhëhequr një qeveri në periudhë tranzicioni, dhe që ka gatishmëri të kthehet në Iran sa më shpejt që është e mundur, për herë të parë pas 47 vjetësh.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar disa herë se lufta kundër Iranit nuk do të jetë e pafund, dhe mund të zgjasë të paktën katër javë. Sipas tyre, ky operacion është pothuajse mundësia e vetme për ta riformuar Lindjen e Mesme./ REL

Next Post
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

September 28, 2026
Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

September 28, 2026
“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com